Sahihu i Buhariut — Hadithi 5274

Shkurorëzimi · Transmetuesi: Ikrime, i çrobëruari i Ibn Abasit

Shqip

Is'hak Vasitiu na ka thënë: Na ka treguar Halidi nga Halid Hadhai se Ikrime tregon se motra e Abdullah ibn Ubejit vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut, unë nuk kam vërejtje në fenë e as në moralin e Thabitit, mirëpo nuk po mund ta përballoj atë (për shkak të shëmtisë).” Pejgamberi ﷺ i tha: “A ia kthen kopshtin e tij?” - Po, - tha ajo. Kështu, ajo ia ktheu kopshtin, e në atë rast Pejgamberi ﷺ e urdhëroi Thabitin që ta shkurorëzojë atë. Ibrahim ibn Tahmani transmeton nga Halidi, e ky nga Ikrime se Pejgamberi ﷺ i ka thënë atij: “Shkurorëzoje atë!”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ الْوَاسِطِيُّ: حَدَّثَنَا خَالِدٌ، عَنْ خَالِدٍ الْحَذَّاءِ، عَنْ عِكْرِمَةَ: أَنَّ أُخْتَ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أُبَىٍّ، بِهَذَا، وَقَالَ: "تَرُدِّينَ حَدِيقَتَهُ؟" قَالَتْ: نَعَمْ. فَرَدَّتْهَا وَأَمَرَهُ يُطَلِّقْهَا. وَقَالَ إِبْرَاهِيمُ بْنُ طَهْمَانَ عَنْ خَالِدٍ عَنْ عِكْرِمَةَ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ: "وَطَلِّقْهَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5274