Sahihu i Buhariut — Hadithi 5279

Shkurorëzimi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Maliku nga Rebia ibn Ebu Abdurrahmani, e ky nga Kasim ibn Muhamedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “ Për shkak të Berirës patën zbritur tri dispozita : ajo u lirua prej robërisë dhe iu dha mundësia të zgjedhë (të vazhdojë kurorën apo të shkurorëzohet). I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Merita e çrobërimit i takon atij që e liron robin.” Njëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi (në shtëpi), ndërkohë vlonte tenxherja me mish. Kur i ofruan bukë me ngjëratë, pyeti: - “A nuk pat mish në tenxhere?” - Aty ka mish sadakaje që i është dhënë Berirës, ndërkohë ti nuk e ha sadakanë, - i thanë. - “Ajo është sadaka për të, kurse për ne është dhuratë”, - tha Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ، عَنْ رَبِيعَةَ بْنِ أَبِي عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنِ الْقَاسِمِ بْنِ مُحَمَّدٍ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - زَوْجِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَتْ: كَانَ فِي بَرِيرَةَ ثَلاَثُ سُنَنٍ، إِحْدَى السُّنَنِ: أَنَّهَا أُعْتِقَتْ، فَخُيِّرَتْ فِي زَوْجِهَا. وَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "الْوَلاَءُ لِمَنْ أَعْتَقَ". وَدَخَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَالْبُرْمَةُ تَفُورُ بِلَحْمٍ، فَقُرِّبَ إِلَيْهِ خُبْزٌ وَأُدْمٌ مِنْ أُدْمِ الْبَيْتِ فَقَالَ: "أَلَمْ أَرَ الْبُرْمَةَ فِيهَا لَحْمٌ؟" قَالُوا: بَلَى، وَلَكِنْ ذَلِكَ لَحْمٌ تُصُدِّقَ بِهِ عَلَى بَرِيرَةَ، وَأَنْتَ لاَ تَأْكُلُ الصَّدَقَةَ. قَالَ: "عَلَيْهَا صَدَقَةٌ، وَلَنَا هَدِيَّةٌ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5279