Sahihu i Buhariut — Hadithi 528

Kohët e namazit · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ibrahim ibn Hamzai na ka thënë: Më ka treguar Ibn Ebu Hazimi dhe Deraverdiu, e këta nga Jezidi, e ky nga Muhamed ibn Ibrahimi, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Përfytyroni sikur një lumë të kalonte pranë derës së ndonjërit prej jush, ku do të lahej çdo ditë nga pesë herë. Vallë, do t'i mbetej ndonjë ndyrësi?” Thanë: “Jo, nuk do t'i mbetej asnjë ndyrësirë.” Pejgamberi ﷺ tha: “Kështu është puna edhe me pesë namazet. Allahu i fshin mëkatet me to.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ حَمْزَةَ قَالَ: حَدَّثَنِي ابْنُ أَبِي حَازِمٍ، وَالدَّرَاوَرْدِيُّ، عَنْ يَزِيدَ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ أَنَّهُ سَمِعَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ: "أَرَأَيْتُمْ لَوْ أَنَّ نَهَرًا بِبَابِ أَحَدِكُمْ، يَغْتَسِلُ فِيهِ كُلَّ يَوْمٍ خَمْسًا، مَا تَقُولُ ذَلِكَ يُبْقِي مِنْ دَرَنِهِ؟" قَالُوا: لاَ يُبْقِي مِنْ دَرَنِهِ شَيْئًا. قَالَ: "فَذَلِكَ مِثْلُ الصَّلَوَاتِ الْخَمْسِ، يَمْحُو اللَّهُ بِهَا الْخَطَايَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/528