Sahihu i Buhariut — Hadithi 5298

Shkurorëzimi · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji nga Sulejman Tejmiu, ky nga Ebu Othman se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Askush të mos e ndërpresë syfyrin kur e dëgjon thirrjen ose ezanin e Bilalit, sepse ai e thërret ezanin që ta lajmërojë atë që është duke u falur e nuk e lajmëron hyrjen e agimit a të sabahut.” Jezidi i nxori duart, pastaj njërën e zgjati më shumë se tjetrën.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ: حَدَّثَنَا يَزِيدُ بْنُ زُرَيْعٍ، عَنْ سُلَيْمَانَ التَّيْمِيِّ، عَنْ أَبِي عُثْمَانَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ مَسْعُودٍ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: " لاَ يَمْنَعَنَّ أَحَدًا مِنْكُمْ نِدَاءُ بِلاَلٍ - أَوْ قَالَ: أَذَانُهُ - مِنْ سَحُورِهِ، فَإِنَّمَا يُنَادِي - أَوْ قَالَ: يُؤَذِّنُ - لِيَرْجِعَ قَائِمُكُمْ". وَلَيْسَ أَنْ يَقُولَ - كَأَنَّهُ يَعْنِي - الصُّبْحَ أَوِ الْفَجْرَ، وَأَظْهَرَ يَزِيدُ يَدَيْهِ ثُمَّ مَدَّ إِحْدَاهُمَا مِنَ الأُخْرَى.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5298