{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/53",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/53",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 53",
  "text": "Ali ibn Xhadi na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuëbe se Ebu Xhemra ka thënë: “Qëndroja tek Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili më ulte në vendin e tij. Një ditë prej ditësh më tha: “Qëndro tek unë të të jap një pjesë të pasurisë sime, kështu që ndenja tek ai dy muaj. Një ditë më tha: “Kur delegacioni i Abdulkajsit vajti te Pejgamberi ﷺ, ky u tha: “Cilët jeni ju, o njerëz, - ose ka thënë: Cilët jeni ju, o delegatë?” - - Jemi nga fisi rebia, - i thanë ata. - “Mirë se erdhët, o njerëz, - ose ka thënë: o delegatë! - Nuk do të jeni as të poshtëruar, as pishmanë (që keni ardhur tek unë) ”, - u tha ai. - O i Dërguari i Allahut, ne nuk po mund të vijmë te ti, përveçse në këtë muaj të shenjtë, e mes nesh e jush ndodhet vendbanimi i jobesimtarëve të mudarit, andaj na urdhëro diçka konkrete, që t'i njoftojmë edhe ata që i kemi lënë mbrapa, në mënyrë që ta fitojmë Xhenetin, - thanë ata, si dhe e pyetën rreth pijeve. Atëherë, Pejgamberi ﷺ ua urdhëroi katër gjëra dhe ua ndaloi katër të tjera: i urdhëroi ta besonin Allahun, që është Një dhe i Vetëm, e në atë rast i pyeti: “A dini ç'është besimi në Allahun, që është Një dhe i Vetëm?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - iu përgjigjën ata. - “Dëshmia se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe dhënia e një të pestës nga preja e luftës”, - u tha ai. Po ashtu, ua ndaloi katër gjëra: shtambën, enën prej kungulli, varelën dhe vorbën e katranosur, - ose ka përmendur edhe koritën. Në fund u tha: “Mësoni mirë këto gjëra dhe njoftoni edhe të tjerët mbrapa jush.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Besimi",
    "position": 2,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/2/besimi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 53",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ الْجَعْدِ قَالَ: أَخْبَرَنَا شُعْبَةُ، عَنْ أَبِي جَمْرَةَ قَالَ: كُنْتُ أَقْعُدُ مَعَ ابْنِ عَبَّاسٍ، يُجْلِسُنِي عَلَى سَرِيرِهِ فَقَالَ: أَقِمْ عِنْدِي حَتَّى أَجْعَلَ لَكَ سَهْمًا مِنْ مَالِي، فَأَقَمْتُ مَعَهُ شَهْرَيْنِ، ثُمَّ قَالَ: إِنَّ وَفْدَ عَبْدِ الْقَيْسِ لَمَّا أَتَوُا النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: \"مَنِ الْقَوْمُ أَوْ مَنِ الْوَفْدُ؟\" قَالُوا: رَبِيعَةُ. قَالَ: \"مَرْحَبًا بِالْقَوْمِ - أَوْ بِالْوَفْدِ - غَيْرَ خَزَايَا وَلاَ نَدَامَى\". فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ! إِنَّا لاَ نَسْتَطِيعُ أَنْ نَأْتِيَكَ إِلاَّ فِي شَهْرِ الْحَرَامِ، وَبَيْنَنَا وَبَيْنَكَ هَذَا الْحَىُّ مِنْ كُفَّارِ مُضَرَ، فَمُرْنَا بِأَمْرٍ فَصْلٍ، نُخْبِرْ بِهِ مَنْ وَرَاءَنَا، وَنَدْخُلْ بِهِ الْجَنَّةَ. وَسَأَلُوهُ عَنِ الأَشْرِبَةِ. فَأَمَرَهُمْ بِأَرْبَعٍ، وَنَهَاهُمْ عَنْ أَرْبَعٍ، أَمَرَهُمْ بِالإِيمَانِ بِاللَّهِ وَحْدَهُ. قَالَ: \"أَتَدْرُونَ مَا الإِيمَانُ بِاللَّهِ وَحْدَهُ؟\" قَالُوا: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ. قَالَ: \"شَهَادَةُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ، وَإِقَامُ الصَّلاَةِ، وَإِيتَاءُ الزَّكَاةِ، وَصِيَامُ رَمَضَانَ، وَأَنْ تُعْطُوا مِنَ الْمَغْنَمِ الْخُمُسَ\". وَنَهَاهُمْ عَنْ أَرْبَعٍ: عَنِ الْحَنْتَمِ وَالدُّبَّاءِ وَالنَّقِيرِ وَالْمُزَفَّتِ - وَرُبَّمَا قَالَ: الْمُقَيَّرِ -. وَقَالَ: \"احْفَظُوهُنَّ وَأَخْبِرُوا بِهِنَّ مَنْ وَرَاءَكُمْ\".",
    "albanian": "Ali ibn Xhadi na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuëbe se Ebu Xhemra ka thënë: “Qëndroja tek Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili më ulte në vendin e tij. Një ditë prej ditësh më tha: “Qëndro tek unë të të jap një pjesë të pasurisë sime, kështu që ndenja tek ai dy muaj. Një ditë më tha: “Kur delegacioni i Abdulkajsit vajti te Pejgamberi ﷺ, ky u tha: “Cilët jeni ju, o njerëz, - ose ka thënë: Cilët jeni ju, o delegatë?” - - Jemi nga fisi rebia, - i thanë ata. - “Mirë se erdhët, o njerëz, - ose ka thënë: o delegatë! - Nuk do të jeni as të poshtëruar, as pishmanë (që keni ardhur tek unë) ”, - u tha ai. - O i Dërguari i Allahut, ne nuk po mund të vijmë te ti, përveçse në këtë muaj të shenjtë, e mes nesh e jush ndodhet vendbanimi i jobesimtarëve të mudarit, andaj na urdhëro diçka konkrete, që t'i njoftojmë edhe ata që i kemi lënë mbrapa, në mënyrë që ta fitojmë Xhenetin, - thanë ata, si dhe e pyetën rreth pijeve. Atëherë, Pejgamberi ﷺ ua urdhëroi katër gjëra dhe ua ndaloi katër të tjera: i urdhëroi ta besonin Allahun, që është Një dhe i Vetëm, e në atë rast i pyeti: “A dini ç'është besimi në Allahun, që është Një dhe i Vetëm?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - iu përgjigjën ata. - “Dëshmia se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe dhënia e një të pestës nga preja e luftës”, - u tha ai. Po ashtu, ua ndaloi katër gjëra: shtambën, enën prej kungulli, varelën dhe vorbën e katranosur, - ose ka përmendur edhe koritën. Në fund u tha: “Mësoni mirë këto gjëra dhe njoftoni edhe të tjerët mbrapa jush.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/53.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/53.json"
  }
}