{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5308",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5308",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5308",
  "text": "Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku nga Ibn Shihabi se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Uvejmir Axhlani vajti tek Asim ibn Adij Ensariu e i tha: “O Asim, çka thua për dikë që gjen një burrë tjetër me gruan e tij? A e vret atë, e pastaj edhe këtë ta vrisni, apo si të veprojë? O Asim, pyete për mua të Dërguarin e Allahut ﷺ në lidhje me këtë.” Kështu, Asimi e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ për këtë, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ i urrente pyetjet (për gjëra që nuk kanë ndodhur) dhe i qortonte, saqë i erdhi rëndë Asimit për atë që e dëgjoi prej të Dërguarit të Allahut ﷺ. Pasi Asimi u kthye te familja e tij, i vajti Uvejmiri e i tha: “O Asim, çka të tha i Dërguari i Allahut ﷺ?” - Ti nuk më erdhe me të mira (pyetje me vend). I Dërguari i Allahut e urreu pyetjen që e ke parashtruar ti, - tha Asimi. - Për Allah, nuk do të ndalem derisa ta pyes vetë në lidhje me këtë, - tha Uvejmiri, pastaj u kthye derisa arriti tek i Dërguari i Allahut ﷺ në mes të njerëzve dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, çka thua për dikë që gjen një burrë tjetër me gruan e tij? A e vret atë, e pastaj edhe këtë ta vrisni, apo si të veprojë?” Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Allahu zbriti shpallje për ty dhe për gruan tënde, andaj shko dhe sille atë.” Sehli shtoi: “Kështu, ata dy mallkuan njëri-tjetrin (bënë lian), ndërkohë unë isha me sahabët tek i Dërguari i Allahut ﷺ.” Pasi e mbaruan lianin, Uvejmiri tha: “O i Dërguari i Allahut, nëse e mbaj atë, llogaritem se kam gënjyer për të.” Prandaj, e shkurorëzoi tri herë, para se ta urdhëronte i Dërguari i Allahut ﷺ.” Ibn Shihabi tha: “E tillë mbeti tradita e bashkëshortëve që mallkohen mes vete.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Shkurorëzimi",
    "position": 68,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/68/shkurorezimi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5308",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Sehël ibn Sad Saidiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ: أَنَّ سَهْلَ بْنَ سَعْدٍ السَّاعِدِيَّ: أَخْبَرَهُ أَنَّ عُوَيْمِرًا الْعَجْلاَنِيَّ جَاءَ إِلَى عَاصِمِ بْنِ عَدِيٍّ الأَنْصَارِيِّ فَقَالَ لَهُ: يَا عَاصِمُ أَرَأَيْتَ رَجُلاً وَجَدَ مَعَ امْرَأَتِهِ رَجُلاً، أَيَقْتُلُهُ فَتَقْتُلُونَهُ؟ أَمْ كَيْفَ يَفْعَلُ؟ سَلْ لِي يَا عَاصِمُ عَنْ ذَلِكَ. فَسَأَلَ عَاصِمٌ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ عَنْ ذَلِكَ فَكَرِهَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ الْمَسَائِلَ وَعَابَهَا، حَتَّى كَبُرَ عَلَى عَاصِمٍ مَا سَمِعَ مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَلَمَّا رَجَعَ عَاصِمٌ إِلَى أَهْلِهِ جَاءَهُ عُوَيْمِرٌ فَقَالَ: يَا عَاصِمُ مَاذَا قَالَ لَكَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ؟ فَقَالَ عَاصِمٌ لِعُوَيْمِرٍ: لَمْ تَأْتِنِي بِخَيْرٍ، قَدْ كَرِهَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ الْمَسْأَلَةَ الَّتِي سَأَلْتُهُ عَنْهَا. فَقَالَ عُوَيْمِرٌ: وَاللَّهِ لاَ أَنْتَهِي حَتَّى أَسْأَلَهُ عَنْهَا. فَأَقْبَلَ عُوَيْمِرٌ حَتَّى جَاءَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ وَسَطَ النَّاسِ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَرَأَيْتَ رَجُلاً وَجَدَ مَعَ امْرَأَتِهِ رَجُلاً، أَيَقْتُلُهُ فَتَقْتُلُونَهُ؟ أَمْ كَيْفَ يَفْعَلُ؟ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"قَدْ أُنْزِلَ فِيكَ وَفِي صَاحِبَتِكَ فَاذْهَبْ فَأْتِ بِهَا\". قَالَ سَهْلٌ: فَتَلاَعَنَا وَأَنَا مَعَ النَّاسِ عِنْدَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَلَمَّا فَرَغَا مِنْ تَلاَعُنِهِمَا قَالَ عُوَيْمِرٌ: كَذَبْتُ عَلَيْهَا يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنْ أَمْسَكْتُهَا. فَطَلَّقَهَا ثَلاَثًا قَبْلَ أَنْ يَأْمُرَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ. قَالَ ابْنُ شِهَابٍ: فَكَانَتْ سُنَّةَ الْمُتَلاَعِنَيْنِ.",
    "albanian": "Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku nga Ibn Shihabi se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Uvejmir Axhlani vajti tek Asim ibn Adij Ensariu e i tha: “O Asim, çka thua për dikë që gjen një burrë tjetër me gruan e tij? A e vret atë, e pastaj edhe këtë ta vrisni, apo si të veprojë? O Asim, pyete për mua të Dërguarin e Allahut ﷺ në lidhje me këtë.” Kështu, Asimi e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ për këtë, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ i urrente pyetjet (për gjëra që nuk kanë ndodhur) dhe i qortonte, saqë i erdhi rëndë Asimit për atë që e dëgjoi prej të Dërguarit të Allahut ﷺ. Pasi Asimi u kthye te familja e tij, i vajti Uvejmiri e i tha: “O Asim, çka të tha i Dërguari i Allahut ﷺ?” - Ti nuk më erdhe me të mira (pyetje me vend). I Dërguari i Allahut e urreu pyetjen që e ke parashtruar ti, - tha Asimi. - Për Allah, nuk do të ndalem derisa ta pyes vetë në lidhje me këtë, - tha Uvejmiri, pastaj u kthye derisa arriti tek i Dërguari i Allahut ﷺ në mes të njerëzve dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, çka thua për dikë që gjen një burrë tjetër me gruan e tij? A e vret atë, e pastaj edhe këtë ta vrisni, apo si të veprojë?” Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Allahu zbriti shpallje për ty dhe për gruan tënde, andaj shko dhe sille atë.” Sehli shtoi: “Kështu, ata dy mallkuan njëri-tjetrin (bënë lian), ndërkohë unë isha me sahabët tek i Dërguari i Allahut ﷺ.” Pasi e mbaruan lianin, Uvejmiri tha: “O i Dërguari i Allahut, nëse e mbaj atë, llogaritem se kam gënjyer për të.” Prandaj, e shkurorëzoi tri herë, para se ta urdhëronte i Dërguari i Allahut ﷺ.” Ibn Shihabi tha: “E tillë mbeti tradita e bashkëshortëve që mallkohen mes vete.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5308.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5308.json"
  }
}