Sahihu i Buhariut — Hadithi 5310

Shkurorëzimi · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga Kasim ibn Muhamedi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në prani të Pejgamberit ﷺ u përmend mallkimi mes bashkëshortëve. Asim ibn Adiu tha diçka në lidhje me këtë dhe shkoi. Një pjesëtar i fisit të Asimit i shkoi atij dhe iu ankua se kishte gjetur një burrë me gruan e tij. Atëherë, Asimi tha: “U sprovova për shkak të fjalëve të mia (sepse kjo kishte ndodhur te të afërmit e tij).” Kështu e çoi atë te Pejgamberi ﷺ dhe i tregoi se si e kishte gjetur gruan e tij. Burri në fjalë ishte i verdhë, i dobët e me flokë të drejtë, kurse ai për të cilin ishte bërë akuza se ishte zënë te familja e tij ishte këmbëtrashë, zeshkan dhe i shëndoshë. Atëherë, Pejgamberi ﷺ tha: “O Allah, qartësoje!” Kështu, ajo lindi një fëmijë që i ngjante të akuzuarit, prandaj Pejgamberi ﷺ zbatoi mallkimin reciprok mes tyre (lianin). Një njeri që ishte në ndejë i tha Ibn Abasit: “A ishte ajo për të cilën Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Sikur të gurëzoja dikë pa argument, do ta gurëzoja këtë” ? - Jo. Ajo ka qenë një grua që e shfaqte shthurjen në Islam, - tha Ibn Abasi. Ebu Salihu dhe Abdullah ibn Jusufi kanë thënë: “... zeshkan e këmbëtrashë...”

Arabisht

حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ عُفَيْرٍ: حَدَّثَنِي اللَّيْثُ، عَنْ يَحْيَى بْنِ سَعِيدٍ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ الْقَاسِمِ، عَنِ الْقَاسِمِ بْنِ مُحَمَّدٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: أَنَّهُ ذُكِرَ التَّلاَعُنُ عِنْدَ النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ عَاصِمُ بْنُ عَدِيٍّ فِي ذَلِكَ قَوْلاً، ثُمَّ انْصَرَفَ، فَأَتَاهُ رَجُلٌ مِنْ قَوْمِهِ يَشْكُو إِلَيْهِ أَنَّهُ وَجَدَ مَعَ امْرَأَتِهِ رَجُلاً، فَقَالَ عَاصِمٌ: مَا ابْتُلِيتُ بِهَذَا إِلاَّ لِقَوْلِي، فَذَهَبَ بِهِ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَأَخْبَرَهُ بِالَّذِي وَجَدَ عَلَيْهِ امْرَأَتَهُ وَكَانَ ذَلِكَ الرَّجُلُ مُصْفَرًّا قَلِيلَ اللَّحْمِ سَبْطَ الشَّعَرِ، وَكَانَ الَّذِي ادَّعَى عَلَيْهِ أَنَّهُ وَجَدَهُ عِنْدَ أَهْلِهِ خَدْلاً آدَمَ كَثِيرَ اللَّحْمِ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "اللَّهُمَّ بَيِّنْ". فَجَاءَتْ شَبِيهًا بِالرَّجُلِ الَّذِي ذَكَرَ زَوْجُهَا أَنَّهُ وَجَدَهُ، فَلاَعَنَ النَّبِيُّ ﷺ بَيْنَهُمَا. قَالَ رَجُلٌ لاِبْنِ عَبَّاسٍ فِي الْمَجْلِسِ: هِيَ الَّتِي قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "لَوْ رَجَمْتُ أَحَدًا بِغَيْرِ بَيِّنَةٍ رَجَمْتُ هَذِهِ" ؟ فَقَالَ: لاَ تِلْكَ امْرَأَةٌ كَانَتْ تُظْهِرُ فِي الإِسْلاَمِ السُّوءَ. قَالَ أَبُو صَالِحٍ وَعَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: آدَمَ خَدِلاً.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5310