{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5316",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5316",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5316",
  "text": "Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Sulejman ibn Bilali nga Jahja ibn Seidi, e këtij i ka rrëfyer Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga Kasim ibn Muhamedi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në prani të Pejgamberit ﷺ u përmendën bashkëshortët që mallkohen mes vete (bëjnë lian). Asim ibn Adiu tha diçka në lidhje me këtë dhe shkoi. Një pjesëtar i fisit të Asimit i shkoi pas dhe i përmendi se kishte gjetur një burrë me gruan e tij. Atëherë Asimi tha: “U sprovova për shkak të fjalëve të mia (sepse kjo i ndodhi te të afërmit e tij).” Kështu e çoi atë tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tregoi si e kishte gjetur gruan e tij. Burri në fjalë ishte i verdhë, i dobët e me flokë të drejtë, kurse i akuzuari, të cilin e kishte zënë te familja e tij ishte zeshkan, këmbëtrashë, i shëndoshë dhe flokëdredhur. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “O Allah, qartësoje!” Kështu, ajo lindi një fëmijë që i ngjante të akuzuarit, prandaj Pejgamberi ﷺ zbatoi mallkimin reciprok mes tyre (lianin). Një burrë që ishte në ndejë i tha Ibn Abasit: “Mos ishte ajo për të cilën i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sikur të gurëzoja dikë pa argument, do ta gurëzoja këtë?” - Jo. Ajo ka qenë një grua që e shfaqte shthurjen në Islam, - tha Ibn Abasi.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Shkurorëzimi",
    "position": 68,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/68/shkurorezimi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5316",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: حَدَّثَنِي سُلَيْمَانُ بْنُ بِلاَلٍ، عَنْ يَحْيَى بْنِ سَعِيدٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ الْقَاسِمِ، عَنِ الْقَاسِمِ بْنِ مُحَمَّدٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ أَنَّهُ قَالَ: ذُكِرَ الْمُتَلاَعِنَانِ عِنْدَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ عَاصِمُ بْنُ عَدِيٍّ فِي ذَلِكَ قَوْلاً، ثُمَّ انْصَرَفَ فَأَتَاهُ رَجُلٌ مِنْ قَوْمِهِ، فَذَكَرَ لَهُ أَنَّهُ وَجَدَ مَعَ امْرَأَتِهِ رَجُلاً، فَقَالَ عَاصِمٌ: مَا ابْتُلِيتُ بِهَذَا الأَمْرِ إِلاَّ لِقَوْلِي. فَذَهَبَ بِهِ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَأَخْبَرَهُ بِالَّذِي وَجَدَ عَلَيْهِ امْرَأَتَهُ، وَكَانَ ذَلِكَ الرَّجُلُ مُصْفَرًّا قَلِيلَ اللَّحْمِ سَبْطَ الشَّعَرِ، وَكَانَ الَّذِي وَجَدَ عِنْدَ أَهْلِهِ آدَمَ خَدْلاً كَثِيرَ اللَّحْمِ جَعْدًا قَطَطًا، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"اللَّهُمَّ بَيِّنْ\". فَوَضَعَتْ شَبِيهًا بِالرَّجُلِ الَّذِي ذَكَرَ زَوْجُهَا أَنَّهُ وَجَدَ عِنْدَهَا، فَلاَعَنَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بَيْنَهُمَا. فَقَالَ رَجُلٌ لاِبْنِ عَبَّاسٍ فِي الْمَجْلِسِ: هِيَ الَّتِي قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"لَوْ رَجَمْتُ أَحَدًا بِغَيْرِ بَيِّنَةٍ لَرَجَمْتُ هَذِهِ\" ؟ فَقَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: لاَ تِلْكَ امْرَأَةٌ كَانَتْ تُظْهِرُ السُّوءَ فِي الإِسْلاَمِ.",
    "albanian": "Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Sulejman ibn Bilali nga Jahja ibn Seidi, e këtij i ka rrëfyer Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga Kasim ibn Muhamedi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në prani të Pejgamberit ﷺ u përmendën bashkëshortët që mallkohen mes vete (bëjnë lian). Asim ibn Adiu tha diçka në lidhje me këtë dhe shkoi. Një pjesëtar i fisit të Asimit i shkoi pas dhe i përmendi se kishte gjetur një burrë me gruan e tij. Atëherë Asimi tha: “U sprovova për shkak të fjalëve të mia (sepse kjo i ndodhi te të afërmit e tij).” Kështu e çoi atë tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tregoi si e kishte gjetur gruan e tij. Burri në fjalë ishte i verdhë, i dobët e me flokë të drejtë, kurse i akuzuari, të cilin e kishte zënë te familja e tij ishte zeshkan, këmbëtrashë, i shëndoshë dhe flokëdredhur. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “O Allah, qartësoje!” Kështu, ajo lindi një fëmijë që i ngjante të akuzuarit, prandaj Pejgamberi ﷺ zbatoi mallkimin reciprok mes tyre (lianin). Një burrë që ishte në ndejë i tha Ibn Abasit: “Mos ishte ajo për të cilën i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sikur të gurëzoja dikë pa argument, do ta gurëzoja këtë?” - Jo. Ajo ka qenë një grua që e shfaqte shthurjen në Islam, - tha Ibn Abasi.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5316.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5316.json"
  }
}