Sahihu i Buhariut — Hadithi 5333

Shkurorëzimi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Haxhaxhi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Sirini se Junus ibn Xhubejri tregon: “E pyeta Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ...” Ai tha: “Ibn Omeri e lëshoi gruan e tij duke qenë me menstruacione. Atëherë Omeri e pyeti Pejgamberin ﷺ, e në atë rast ai i tha: “Urdhëroje ta kthejë gruan, e pastaj le ta shkurorëzojë kur të pastrohet.” Junus ibn Xhubejri tregon: “I thashë: “A iu llogarit ky shkurorëzim?” Ibn Omeri ia ktheu: “(Posi) Kur unë isha i paaftë dhe i pamatur.”

Arabisht

حَدَّثَنَا حَجَّاجٌ: حَدَّثَنَا يَزِيدُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ سِيرِينَ: حَدَّثَنِي يُونُسُ بْنُ جُبَيْرٍ: سَأَلْتُ ابْنَ عُمَرَ فَقَالَ: طَلَّقَ ابْنُ عُمَرَ امْرَأَتَهُ وَهِيَ حَائِضٌ، فَسَأَلَ عُمَرُ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "مُرْهُ أَنْ يُرَاجِعَهَا، ثُمَّ يُطَلِّقَ مِنْ قُبُلِ عِدَّتِهَا". قُلْتُ: أَفَتَعْتَدُّ بِتِلْكَ التَّطْلِيقَةِ؟ قَالَ: أَرَأَيْتَ إِنْ عَجَزَ وَاسْتَحْمَقَ؟

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5333