Sahihu i Buhariut — Hadithi 5334

Shkurorëzimi · Transmetuesi: Zejneb bint Ebu Seleme

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku nga Abdullah ibn Ebu Bekër ibn Muhamed ibn Amër ibn Hazmi, e ky nga Humejd ibn Nafiu se Zejnebe bint Ebu Seleme tregon: “Hyra tek Umu Habibja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, kur vdiq babai i saj, Ebu Sufjan ibn Harbi. Umu Habibe kërkoi një parfum me gjurmë të verdhë prej shafrani a të ngjashëm. E parfumoi me të një vajzë të re, pastaj i parfumoi nofullat e saj dhe tha: “Për Allahun, unë nuk kam nevojë për parfum, por e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të ketë thënë: “Një gruaje që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit, nuk i lejohet të mbajë zi për të vdekurin më shumë se tri (ditë dhe tri) net, përveç për bashkëshortin, e në atë rast mban zi katër muaj e dhjetë ditë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي بَكْرِ بْنِ مُحَمَّدِ بْنِ عَمْرِو بْنِ حَزْمٍ، عَنْ حُمَيْدِ بْنِ نَافِعٍ، عَنْ زَيْنَبَ ابْنَةِ أَبِي سَلَمَةَ: أَنَّهَا أَخْبَرَتْهُ هَذِهِ الأَحَادِيثَ الثَّلاَثَةَ. قَالَتْ زَيْنَبُ: دَخَلْتُ عَلَى أُمِّ حَبِيبَةَ زَوْجِ النَّبِيِّ ﷺ حِينَ تُوُفِّيَ أَبُوهَا أَبُو سُفْيَانَ بْنُ حَرْبٍ، فَدَعَتْ أُمُّ حَبِيبَةَ بِطِيبٍ فِيهِ صُفْرَةٌ خَلُوقٌ أَوْ غَيْرُهُ فَدَهَنَتْ مِنْهُ جَارِيَةً، ثُمَّ مَسَّتْ بِعَارِضَيْهَا، ثُمَّ قَالَتْ: وَاللَّهِ مَا لِي بِالطِّيبِ مِنْ حَاجَةٍ، غَيْرَ أَنِّي سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ: "لاَ يَحِلُّ لاِمْرَأَةٍ تُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ أَنْ تُحِدَّ عَلَى مَيِّتٍ فَوْقَ ثَلاَثِ لَيَالٍ، إِلاَّ عَلَى زَوْجٍ أَرْبَعَةَ أَشْهُرٍ وَعَشْرًا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5334