Sahihu i Buhariut — Hadithi 5335

Shkurorëzimi · Transmetuesi: Zejneb bint Ebu Seleme

Shqip

Zejnebe bint Ebu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova te Zejnebe bint Xhahshi pasi i vdiq vëllai. Kështu, ajo kërkoi parfum, u parfumua me të dhe tha: “Nuk pata nevojë për parfum, mirëpo e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ teksa ishte në minber duke thënë: “Një gruaje që beson në Allahun dhe Ditën e Gjykimit, nuk i lejohet të mbajë zi për të vdekurin më shumë se tri (ditë dhe tri) net, përveç për bashkëshortin e saj, e në atë rast mban zi katër muaj e dhjetë ditë.”

Arabisht

قَالَتْ زَيْنَبُ: فَدَخَلْتُ عَلَى زَيْنَبَ ابْنَةِ جَحْشٍ حِينَ تُوُفِّيَ أَخُوهَا، فَدَعَتْ بِطِيبٍ فَمَسَّتْ مِنْهُ، ثُمَّ قَالَتْ: أَمَا وَاللَّهِ مَا لِي بِالطِّيبِ مِنْ حَاجَةٍ غَيْرَ أَنِّي سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ عَلَى الْمِنْبَرِ: "لاَ يَحِلُّ لِاِمْرَأَةٍ تُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ أَنْ تُحِدَّ عَلَى مَيِّتٍ فَوْقَ ثَلاَثِ لَيَالٍ إِلاَّ عَلَى زَوْجٍ أَرْبَعَةَ أَشْهُرٍ وَعَشْرًا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5335