Sahihu i Buhariut — Hadithi 5342

Shkurorëzimi · Transmetuesi: Umu Atija Ensarja

Shqip

Fadël ibn Dukejni na ka thënë: Na ka treguar Abduselam ibn Harbi nga Hishami, e ky nga Hafsa se Umu Atija (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një gruaje që beson në Allahun dhe Ditën e Gjykimit, nuk i lejohet të mbajë zi për të vdekurin më shumë se tri ditë, përveç bashkëshortit. Asaj nuk i lejohet të përdorë kuhlin e as të veshë rroba me ngjyra, përveç një lloj rrobe jemenase.”

Arabisht

حَدَّثَنَا الْفَضْلُ بْنُ دُكَيْنٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ السَّلاَمِ بْنُ حَرْبٍ، عَنْ هِشَامٍ، عَنْ حَفْصَةَ، عَنْ أُمِّ عَطِيَّةَ قَالَتْ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "لاَ يَحِلُّ لاِمْرَأَةٍ تُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ أَنْ تُحِدَّ فَوْقَ ثَلاَثٍ، إِلاَّ عَلَى زَوْجٍ، فَإِنَّهَا لاَ تَكْتَحِلُ وَلاَ تَلْبَسُ ثَوْبًا مَصْبُوغًا إِلاَّ ثَوْبَ عَصْبٍ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5342