{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5344",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5344",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5344",
  "text": "Is'hak ibn Mensuri më ka thënë: Na ka rrëfyer Revh ibn Ubade, e këtij i ka treguar Shibli nga Ibn Ebu Nexhihu se Muxhahidi, për ajetin: “Gratë të cilave iu vdes burri...”, (Bekare, 234) ka thënë: “Pritja, përmendur në këtë ajet, ka qenë e detyrueshme të bëhet në shtëpinë e burrit. Atëherë Allahu e zbriti ajetin: “Ata prej jush, të cilëve iu është afruar vdekja dhe kanë gra për të lënë pas, duhet t'u lënë atyre në testament mjetet për të jetuar një vit, pa i detyruar të dalin nga shtëpia. Por, nëse ato vetë e braktisin shtëpinë, ju nuk jeni përgjegjës për çfarë bëjnë me jetën e tyre sipas rregullave...” (Bekare, 240) Allahu ia ka plotësuar asaj një vit të tërë, duke ia lënë shtatë muaj e njëzet net si e drejtë e testamentit. Nëse ajo dëshiron, qëndron duke shfrytëzuar të drejtën e testamentit, por edhe mund të dalë me vetëdëshirë. Në këtë aludon ajeti: “... pa i detyruar të dalin nga shtëpia. Por, nëse ato vetë e braktisin shtëpinë, ju nuk jeni përgjegjës për çfarë bëjnë me jetën e tyre...” (Bekare, 240) Ndërkaq, koha bazë e pritjes (katër muaj e dhjetë ditë) është e detyruar për të. Ibn Abasi ka thënë: “Ky ajet e ka shfuqizuar normën e kalimit të kohës së pritjes në shtëpinë e burrit të saj duke i dhënë të drejtën që atë kohë ta kalojë ku të dëshirojë. Në këtë aludon pjesa e ajetit: “... pa i detyruar të dalin nga shtëpia...” (Bekare, 240) Atai ka thënë: “Pra, nëse ajo dëshiron, kohën e pritjes mund ta kalojë në shtëpinë e burrit të vet duke shfrytëzuar të drejtën e saj në testamentin e lënë, përndryshe mund të dalë nëse dëshiron, duke u argumentuar me ajetin: “... Por, nëse ato vetë e braktisin shtëpinë, ju nuk jeni përgjegjës për çfarë bëjnë me jetën e tyre...” (Bekare, 240) Pastaj erdhi urdhri i trashëgimisë, i cili e shfuqizoi obligueshmërinë e vendbanimit, andaj ajo mund të kalojë kohën e idetit ku të dojë, pa pasur burri detyrim t'ia sigurojë vendbanimin asaj.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Shkurorëzimi",
    "position": 68,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/68/shkurorezimi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5344",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنِي إِسْحَاقُ بْنُ مَنْصُورٍ: أَخْبَرَنَا رَوْحُ بْنُ عُبَادَةَ: حَدَّثَنَا شِبْلٌ، عَنِ ابْنِ أَبِي نَجِيحٍ، عَنْ مُجَاهِدٍ: ﴿وَالَّذِينَ يُتَوَفَّوْنَ مِنْكُمْ وَيَذَرُونَ أَزْوَاجًا﴾ قَالَ: كَانَتْ هَذِهِ الْعِدَّةُ تَعْتَدُّ عِنْدَ أَهْلِ زَوْجِهَا وَاجِبًا، فَأَنْزَلَ اللَّهُ: ﴿وَالَّذِينَ يُتَوَفَّوْنَ مِنْكُمْ وَيَذَرُونَ أَزْوَاجًا وَصِيَّةً لِأَزْوَاجِهِمْ مَتَاعًا إِلَى الْحَوْلِ غَيْرَ إِخْرَاجٍ فَإِنْ خَرَجْنَ فَلاَ جُنَاحَ عَلَيْكُمْ فِيمَا فَعَلْنَ فِي أَنْفُسِهِنَّ مِنْ مَعْرُوفٍ﴾ [البقرة: ٢٤٠] قَالَ: جَعَلَ اللَّهُ لَهَا تَمَامَ السَّنَةِ سَبْعَةَ أَشْهُرٍ وَعِشْرِينَ لَيْلَةً وَصِيَّةً إِنْ شَاءَتْ سَكَنَتْ فِي وَصِيَّتِهَا، وَإِنْ شَاءَتْ خَرَجَتْ، وَهُوَ قَوْلُ اللَّهِ تَعَالَى: ﴿غَيْرَ إِخْرَاجٍ فَإِنْ خَرَجْنَ فَلاَ جُنَاحَ عَلَيْكُمْ﴾ [٢٤٠] فَالْعِدَّةُ كَمَا هِيَ، وَاجِبٌ عَلَيْهَا، زَعَمَ ذَلِكَ عَنْ مُجَاهِدٍ. وَقَالَ عَطَاءٌ قَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ: نَسَخَتْ هَذِهِ الآيَةُ عِدَّتَهَا عِنْدَ أَهْلِهَا، فَتَعْتَدُّ حَيْثُ شَاءَتْ، وَقَوْلُ اللَّهِ تَعَالَى: ﴿غَيْرَ إِخْرَاجٍ﴾ وَقَالَ عَطَاءٌ: إِنْ شَاءَتِ اعْتَدَّتْ عِنْدَ أَهْلِهَا، وَسَكَنَتْ فِي وَصِيَّتِهَا، وَإِنْ شَاءَتْ خَرَجَتْ لِقَوْلِ اللَّهِ: ﴿فَلاَ جُنَاحَ عَلَيْكُمْ فِيمَا فَعَلْنَ فِي أَنْفُسِهِنَّ﴾ [٢٤٠] قَالَ عَطَاءٌ: ثُمَّ جَاءَ الْمِيرَاثُ فَنَسَخَ السُّكْنَى، فَتَعْتَدُّ حَيْثُ شَاءَتْ، وَلاَ سُكْنَى لَهَا.",
    "albanian": "Is'hak ibn Mensuri më ka thënë: Na ka rrëfyer Revh ibn Ubade, e këtij i ka treguar Shibli nga Ibn Ebu Nexhihu se Muxhahidi, për ajetin: “Gratë të cilave iu vdes burri...”, (Bekare, 234) ka thënë: “Pritja, përmendur në këtë ajet, ka qenë e detyrueshme të bëhet në shtëpinë e burrit. Atëherë Allahu e zbriti ajetin: “Ata prej jush, të cilëve iu është afruar vdekja dhe kanë gra për të lënë pas, duhet t'u lënë atyre në testament mjetet për të jetuar një vit, pa i detyruar të dalin nga shtëpia. Por, nëse ato vetë e braktisin shtëpinë, ju nuk jeni përgjegjës për çfarë bëjnë me jetën e tyre sipas rregullave...” (Bekare, 240) Allahu ia ka plotësuar asaj një vit të tërë, duke ia lënë shtatë muaj e njëzet net si e drejtë e testamentit. Nëse ajo dëshiron, qëndron duke shfrytëzuar të drejtën e testamentit, por edhe mund të dalë me vetëdëshirë. Në këtë aludon ajeti: “... pa i detyruar të dalin nga shtëpia. Por, nëse ato vetë e braktisin shtëpinë, ju nuk jeni përgjegjës për çfarë bëjnë me jetën e tyre...” (Bekare, 240) Ndërkaq, koha bazë e pritjes (katër muaj e dhjetë ditë) është e detyruar për të. Ibn Abasi ka thënë: “Ky ajet e ka shfuqizuar normën e kalimit të kohës së pritjes në shtëpinë e burrit të saj duke i dhënë të drejtën që atë kohë ta kalojë ku të dëshirojë. Në këtë aludon pjesa e ajetit: “... pa i detyruar të dalin nga shtëpia...” (Bekare, 240) Atai ka thënë: “Pra, nëse ajo dëshiron, kohën e pritjes mund ta kalojë në shtëpinë e burrit të vet duke shfrytëzuar të drejtën e saj në testamentin e lënë, përndryshe mund të dalë nëse dëshiron, duke u argumentuar me ajetin: “... Por, nëse ato vetë e braktisin shtëpinë, ju nuk jeni përgjegjës për çfarë bëjnë me jetën e tyre...” (Bekare, 240) Pastaj erdhi urdhri i trashëgimisë, i cili e shfuqizoi obligueshmërinë e vendbanimit, andaj ajo mund të kalojë kohën e idetit ku të dojë, pa pasur burri detyrim t'ia sigurojë vendbanimin asaj."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5344.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5344.json"
  }
}