Sahihu i Buhariut — Hadithi 535

Kohët e namazit · Transmetuesi: Ebu Dherr Gifariu

Shqip

Ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Muhaxhir Ebu Haseni, se ky e ka dëgjuar Zejd ibn Vehbiun se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Myezini i Pejgamberit ﷺ e thirri ezanin e drekës, por Pejgamberi ﷺ i tha: “Derisa të freskohet! Derisa të flladitet!” - ose ka thënë: “Pritni! Pritni!” Pastaj, Pejgamberi ﷺ tha: “Nxehtësia e tepërt është pjesë e afshit të Xhehenemit. Andaj, nëse nxehtësia arrin kulmin e saj, shtyjeni namazin (e drekës) ”, - derisa e dalluam hijen e kodrinave.”

Arabisht

حَدَّثَنَا ابْنُ بَشَّارٍ قَالَ: حَدَّثَنَا غُنْدَرٌ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنِ الْمُهَاجِرِ أَبِي الْحَسَنِ: سَمِعَ زَيْدَ بْنَ وَهْبٍ، عَنْ أَبِي ذَرٍّ قَالَ: أَذَّنَ مُؤَذِّنُ النَّبِيِّ ﷺ الظُّهْرَ فَقَالَ: ‏ ‏"‏أَبْرِدْ أَبْرِدْ - أَوْ قَالَ: - انْتَظِرِ انْتَظِرْ‏"‏‏‏.‏‏ وَقَالَ: ‏"‏‏شِدَّةُ الْحَرِّ مِنْ فَيْحِِ جَهَنَّمَ، - حَتَّى رَأَيْنَا فَيْءَ التُّلُولِ، - فَإِذَا اشْتَدَّ الْحَرُّ فَأَبْرِدُوا عَنِ الصَّلاَةِ‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/535