Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani nga Sad ibn Ibrahimi, e ky nga Amir ibn Sadi se Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ më vizitonte kur isha i sëmurë në Mekë. Njëherë, i thashë: “Kam ca pasuri, kështu që a ta lë të tërën lëmoshë?” - “Jo”, - tha ai. - Po gjysmën? - e pyeta. - “Jo”, - tha ai. - Po një të tretën? - e pyeta. - “Atëherë një të tretën, megjithëse edhe një e treta është shumë. T'i lësh trashëgimtarët të pasur është më mirë sesa t'i lësh të varfër e t'ua shtrijnë dorën njerëzve. Sado që të shpenzosh për ta, ajo do të jetë për ty lëmoshë, madje edhe për kafshatën që e vendos në gojën e tët shoqeje. Mbase Allahu do të të shërojë dhe do të ketë njerëz që do të përfitojnë prej teje, e disa të tjerë që do të vuajnë (prej teje) ”, - tha ai.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ كَثِيرٍ: أَخْبَرَنَا سُفْيَانُ، عَنْ سَعْدِ بْنِ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ عَامِرِ بْنِ سَعْدٍ، عَنْ سَعْد ٍ - رضى الله عنه - قَالَ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ يَعُودُنِي وَأَنَا مَرِيضٌ بِمَكَّةَ، فَقُلْتُ: لِي مَالٌ أُوصِي بِمَالِي كُلِّهِ؟ قَالَ: "لاَ". قُلْتُ: فَالشَّطْرُ؟ قَالَ: "لاَ". قُلْتُ: فَالثُّلُثُ؟ قَالَ: "الثُّلُثُ، وَالثُّلُثُ كَثِيرٌ، أَنْ تَدَعَ وَرَثَتَكَ أَغْنِيَاءَ خَيْرٌ مِنْ أَنْ تَدَعَهُمْ عَالَةً، يَتَكَفَّفُونَ النَّاسَ فِي أَيْدِيهِمْ، وَمَهْمَا أَنْفَقْتَ فَهُوَ لَكَ صَدَقَةٌ حَتَّى اللُّقْمَةَ تَرْفَعُهَا فِي فِي امْرَأَتِكَ، وَلَعَلَّ اللَّهَ يَرْفَعُكَ، يَنْتَفِعُ بِكَ نَاسٌ وَيُضَرُّ بِكَ آخَرُونَ".