Sahihu i Buhariut — Hadithi 5355

Shpenzimet për familjen · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Lëmosha më e mirë është ajo që jepet kur të kesh pasuri të mjaftueshme . Dora e sipërme është më e mirë sesa dora e poshtme. Fillo prej atyre të cilët i ke nën përkujdesje.” Gruaja thotë: “Ose më ushqe, ose më divorco!” Robi thotë: “Më ushqe dhe më shfrytëzo!” I biri thotë: “Më ushqe! Te kush po më lë të mbështetem?” I thanë: “O Ebu Hurejre! A e ke dëgjuar këtë prej të Dërguarit të Allahut ﷺ?” Ai tha: “Jo. Kjo është nga trasta e Ebu Hurejrës.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عُمَرُ بْنُ حَفْصٍ: حَدَّثَنَا أَبِي: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ: حَدَّثَنَا أَبُو صَالِحٍ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبُو هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "أَفْضَلُ الصَّدَقَةِ مَا تَرَكَ غِنًى، وَالْيَدُ الْعُلْيَا خَيْرٌ مِنَ الْيَدِ السُّفْلَى، وَابْدَأْ بِمَنْ تَعُولُ". تَقُولُ الْمَرْأَةُ: إِمَّا أَنْ تُطْعِمَنِي وَإِمَّا أَنْ تُطَلِّقَنِي. وَيَقُولُ الْعَبْدُ: أَطْعِمْنِي وَاسْتَعْمِلْنِي. وَيَقُولُ الاِبْنُ: أَطْعِمْنِي، إِلَى مَنْ تَدَعُنِي؟ فَقَالُوا: يَا أَبَا هُرَيْرَةَ سَمِعْتَ هَذَا مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ؟. قَالَ: لاَ هَذَا مِنْ كِيسِ أَبِي هُرَيْرَةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5355