{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5361",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5361",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5361",
  "text": "Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai nga Shuëbe, e këtij i ka treguar Hakemi, e ky nga Ibn Ebu Lejla se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Fatimja u ankua për dhimbjen e dorës nga mulliri dhe mori vesh se Pejgamberit ﷺ i kishin sjellë një rob. Kështu, ajo shkoi t'i kërkojë një shërbëtor, por, pasi nuk e gjeti aty, ia përmendi Aishes. Kur Pejgamberi ﷺ u kthye, Aishja ia përmendi. Pastaj Pejgamberi ﷺ erdhi te ne, ndërkohë që ishim shtrirë për të fjetur. Ne deshëm të çohemi, po ai na tha: “Qëndroni aty ku jeni.” Ai u afrua dhe u ul mes meje dhe saj, saqë ndjeva të ftohtët e këmbëve të tij në barkun tim dhe na tha: “A doni t'ju mësoj diçka më të mirë se ajo që më keni kërkuar? Kur të shtriheni për të fjetur, bëni tesbih (thoni subhanallah) tridhjetë e tri herë, falënderoni (thoni elhamdulilah) tridhjetë e tri herë dhe bëni tekbir (thoni Allahu ekber) tridhjetë e katër herë. Kjo është më e mirë për ju sesa një shërbëtor.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Shpenzimet për familjen",
    "position": 69,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/69/shpenzimet-per-familjen"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5361",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ali ibn Ebu Talibi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ شُعْبَةَ قَالَ: حَدَّثَنِي الْحَكَمُ، عَنِ ابْنِ أَبِي لَيْلَى: حَدَّثَنَا عَلِيٌّ، أَنَّ فَاطِمَةَ - عَلَيْهِمَا السَّلاَمُ - أَتَتِ النَّبِيَّ ﷺ تَشْكُو إِلَيْهِ مَا تَلْقَى فِي يَدِهَا مِنَ الرَّحَى، - وَبَلَغَهَا أَنَّهُ جَاءَهُ رَقِيقٌ - فَلَمْ تُصَادِفْهُ، فَذَكَرَتْ ذَلِكَ لِعَائِشَةَ، فَلَمَّا جَاءَ أَخْبَرَتْهُ عَائِشَةُ قَالَ: فَجَاءَنَا وَقَدْ أَخَذْنَا مَضَاجِعَنَا، فَذَهَبْنَا نَقُومُ فَقَالَ: \"عَلَى مَكَانِكُمَا\". فَجَاءَ فَقَعَدَ بَيْنِي وَبَيْنَهَا حَتَّى وَجَدْتُ بَرْدَ قَدَمَيْهِ عَلَى بَطْنِي فَقَالَ: \"أَلاَ أَدُلُّكُمَا عَلَى خَيْرٍ مِمَّا سَأَلْتُمَا؟ إِذَا أَخَذْتُمَا مَضَاجِعَكُمَا - أَوْ أَوَيْتُمَا إِلَى فِرَاشِكُمَا - فَسَبِّحَا ثَلاَثًا وَثَلاَثِينَ، وَاحْمَدَا ثَلاَثًا وَثَلاَثِينَ، وَكَبِّرَا أَرْبَعًا وَثَلاَثِينَ، فَهْوَ خَيْرٌ لَكُمَا مِنْ خَادِمٍ\".",
    "albanian": "Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai nga Shuëbe, e këtij i ka treguar Hakemi, e ky nga Ibn Ebu Lejla se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Fatimja u ankua për dhimbjen e dorës nga mulliri dhe mori vesh se Pejgamberit ﷺ i kishin sjellë një rob. Kështu, ajo shkoi t'i kërkojë një shërbëtor, por, pasi nuk e gjeti aty, ia përmendi Aishes. Kur Pejgamberi ﷺ u kthye, Aishja ia përmendi. Pastaj Pejgamberi ﷺ erdhi te ne, ndërkohë që ishim shtrirë për të fjetur. Ne deshëm të çohemi, po ai na tha: “Qëndroni aty ku jeni.” Ai u afrua dhe u ul mes meje dhe saj, saqë ndjeva të ftohtët e këmbëve të tij në barkun tim dhe na tha: “A doni t'ju mësoj diçka më të mirë se ajo që më keni kërkuar? Kur të shtriheni për të fjetur, bëni tesbih (thoni subhanallah) tridhjetë e tri herë, falënderoni (thoni elhamdulilah) tridhjetë e tri herë dhe bëni tekbir (thoni Allahu ekber) tridhjetë e katër herë. Kjo është më e mirë për ju sesa një shërbëtor.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5361.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5361.json"
  }
}