Sahihu i Buhariut — Hadithi 5362

Shpenzimet për familjen · Transmetuesi: Ali ibn Ebu Talibi

Shqip

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Ebu Jezidi, e ky e ka dëgjuar Muxhahidin, e ky e ka dëgjuar Abdurrahman ibn Ebu Lejlën se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Fatimja vajti te Pejgamberi ﷺ për t'i kërkuar një shërbëtor, e në atë rast ai i tha: “A dëshiron të të mësoj diçka më të mirë se kjo? Të bësh tesbih për Allahun (të thuash subhanallah) para se të flesh tridhjetë e tri herë, ta falënderosh Allahun (të thuash elhamdulilah) tridhjetë e tri herë dhe ta madhërosh Allahun (të thuash Allahu ekber) tridhjetë e katër herë.” Sufjani sjell një transmetim tjetër, ku thuhet: “Njëra prej tyre të jetë tridhjetë e katër herë.” Aliu thotë: “Më nuk i kam braktisur.” I thanë: “As natën e Sifinit?” Ai tha: “As natën e Sifinit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا الْحُمَيْدِيُّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ أَبِي يَزِيدَ، سَمِعَ مُجَاهِدًا: سَمِعْتُ عَبْدَ الرَّحْمَنِ بْنَ أَبِي لَيْلَى يُحَدِّثُ، عَنْ عَلِيِّ بْنِ أَبِي طَالِبٍ، أَنَّ فَاطِمَةَ أَتَتِ النَّبِيَّ ﷺ تَسْأَلُهُ خَادِمًا فَقَالَ: "أَلاَ أُخْبِرُكِ مَا هُوَ خَيْرٌ لَكِ مِنْهُ؟ تُسَبِّحِينَ اللَّهَ عِنْدَ مَنَامِكِ ثَلاَثًا وَثَلاَثِينَ، وَتَحْمَدِينَ اللَّهَ ثَلاَثًا وَثَلاَثِينَ، وَتُكَبِّرِينَ اللَّهَ أَرْبَعًا وَثَلاَثِينَ". - ثُمَّ قَالَ سُفْيَانُ: إِحْدَاهُنَّ أَرْبَعٌ وَثَلاَثُونَ ـ. فَمَا تَرَكْتُهَا بَعْدُ، قِيلَ: وَلاَ لَيْلَةَ صِفِّينَ؟ قَالَ: وَلاَ لَيْلَةَ صِفِّينَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5362