Sahihu i Buhariut — Hadithi 5364

Shpenzimet për familjen · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahjai nga Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Hind bint Utbe tha: “O i Dërguari i Allahut! Ebu Sufjani është njeri dorështrënguar, andaj nuk më jep aq sa më mjafton për vete dhe për fëmijën tim, përveç aq sa marr vetë pa dijen e tij.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Merr aq sa të mjafton ty dhe fëmijës tënd, pa e tepruar!”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ هِشَامٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبِي، عَنْ عَائِشَةَ: أَنَّ هِنْدَ بِنْتَ عُتْبَةَ قَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ أَبَا سُفْيَانَ رَجُلٌ شَحِيحٌ، وَلَيْسَ يُعْطِينِي مَا يَكْفِينِي وَوَلَدِي، إِلاَّ مَا أَخَذْتُ مِنْهُ وَهُوَ لاَ يَعْلَمُ فَقَالَ: "خُذِي مَا يَكْفِيكِ وَوَلَدَكِ بِالْمَعْرُوفِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5364