Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur të Dërguarit të Allahut ﷺ i sillnin ndonjë xhenaze që kishte borxh, pyeste: “A ka lënë pasuri të mjaftueshme për ta kthyer borxhin?” Nëse i thoshin se ka lënë pasuri për ta kthyer borxhin, ia falte namazin, përndryshe u thoshte muslimanëve: “Ju faljani namazin shokut tuaj.” Kur Allahu ia mundësoi çlirimin e vendeve të ndryshme, tha: “Unë jam më parësor për besimtarët sesa ata për veten e tyre. Andaj, nëse një besimtar vdes dhe lë pas vetes ndonjë borxh, mua më takon t'ia shlyej borxhin, e, kush lë pasuri, ajo u takon trashëgimtarëve të tij.”
حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ كَانَ يُؤْتَى بِالرَّجُلِ الْمُتَوَفَّى عَلَيْهِ الدَّيْنُ، فَيَسْأَلُ: "هَلْ تَرَكَ لِدَيْنِهِ فَضْلاً؟" فَإِنْ حُدِّثَ أَنَّهُ تَرَكَ وَفَاءً صَلَّى، وَإِلاَّ قَالَ لِلْمُسْلِمِينَ: "صَلُّوا عَلَى صَاحِبِكُمْ". فَلَمَّا فَتَحَ اللَّهُ عَلَيْهِ الْفُتُوحَ قَالَ: "أَنَا أَوْلَى بِالْمُؤْمِنِينَ مِنْ أَنْفُسِهِمْ، فَمَنْ تُوُفِّيَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ فَتَرَكَ دَيْنًا فَعَلَىَّ قَضَاؤُهُ، وَمَنْ تَرَكَ مَالاً فَلِوَرَثَتِهِ".