Sahihu i Buhariut — Hadithi 5379

Ushqimet · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Kutejbe na ka treguar se Maliku transmeton nga Is'hak ibn Ebu Talha se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Një rrobaqepës e ftoi të Dërguarin e Allahut ﷺ për të ngrënë një ushqim që kishte përgatitur.” Enesi thotë: “Shkova me të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe, kur u ulëm, pashë se përpiqej t'i gjente copat e kungullit nëpër pjatë. Qysh prej asaj dite e pëlqej kungullin.” Omer ibn Ebu Seleme thotë: “Pejgamberi ﷺ më tha: “Ha me të djathtën!”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ، عَنْ مَالِكٍ، عَنْ إِسْحَاقَ بْنِ أَبِي طَلْحَةَ: أَنَّهُ سَمِعَ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ يَقُولُ: إِنَّ خَيَّاطًا دَعَا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ لِطَعَامٍ صَنَعَهُ قَالَ أَنَسٌ: فَذَهَبْتُ مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَرَأَيْتُهُ يَتَتَبَّعُ الدُّبَّاءَ مِنْ حَوَالَىِ الْقَصْعَةِ قَالَ: فَلَمْ أَزَلْ أُحِبُّ الدُّبَّاءَ مِنْ يَوْمِئِذٍ. قَالَ عُمَرُ بْنُ أَبِي سَلَمَةَ: قَالَ لِي النَّبِيُّ ﷺ: "كُلْ بِيَمِينِكَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5379