{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5381",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5381",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5381",
  "text": "Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Talhai i tha Umu Sulejmes: “E dëgjova të Dërguarin e Allahut ﷺ të fliste me zë të dobët. Mund ta vëreje se ishte i uritur, andaj a ke ndonjë ushqim?” (Enesi thotë:) “Ajo nxori disa kuleç prej elbi, nxori një pelerinë dhe mbështolli bukën me një pjesë të saj, pastaj ma fshehu atë nën rrobën time e më vuri sipër një pjesë të saj dhe kështu më dërgoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ. Shkova në xhami, ku e gjeta të Dërguarin e Allahut ﷺ me disa persona. U futa midis tyre dhe Pejgamberi ﷺ më tha: - “A të ka dërguar Ebu Talhai?” - Po, - i thashë. - “Për ushqim?” - pyeti Pejgamberi ﷺ. - Po, - i thashë. - “Ngrihuni të shkojmë!” - u tha atyre që ishin përreth tij dhe u nisën, ndërsa unë ecja para tyre derisa arrita tek Ebu Talhai. Ebu Talhai tha: “Oj Umu Sulejme! Ka ardhur Pejgamberi ﷺ me njerëzit, ndërkohë ne s'kemi me se t'i ushqejmë.” Ajo tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ e dinë më së miri.” Pastaj Ebu Talhai doli ta takojë të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe të dy së bashku u futën në shtëpi. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Urdhëro, oj Umu Sulejme, dhe na sill çfarë ke!” Ajo solli po të njëjtën bukë. Ai ﷺ urdhëroi që të ndahej në copa të vogla, pastaj Umu Sulejme shkriu pak salcë mbi to derisa u zbut. Më pas, i Dërguari i Allahut ﷺ foli diçka sipër ushqimit, aq sa deshi Allahu që të fliste, dhe tha: “Jepu leje dhjetë personave të hyjnë brenda!” Pasi i lejoi të futen brenda, hëngrën derisa u ngopën dhe dolën. I Dërguari i Allahut ﷺ tha prapë: “Jepu leje dhjetë personave të hyjnë!” Pasi i lejoi të futen brenda, hëngrën derisa u ngopën, pastaj dolën. I Dërguari i Allahut ﷺ tha prapë: “Jepu leje dhjetë personave të hyjnë!” Pasi i lejoi të futen brenda, hëngrën derisa u ngopën, pastaj dolën. (Dhe kështu vazhdoi) derisa iu dha leje edhe dhjetëshes së fundit, e në atë rast u ngopën që të gjithë. Ata ishin tetëdhjetë burra.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Ushqimet",
    "position": 70,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/70/ushqimet"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5381",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ، عَنْ إِسْحَاقَ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي طَلْحَةَ أَنَّهُ: سَمِعَ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ يَقُولُ: قَالَ أَبُو طَلْحَةَ لأُمِّ سُلَيْمٍ: لَقَدْ سَمِعْتُ صَوْتَ، رَسُولِ اللَّهِ ﷺ ضَعِيفًا أَعْرِفُ فِيهِ الْجُوعَ، فَهَلْ عِنْدَكِ مِنْ شَىْءٍ؟ فَأَخْرَجَتْ أَقْرَاصًا مِنْ شَعِيرٍ، ثُمَّ أَخْرَجَتْ خِمَارًا لَهَا فَلَفَّتِ الْخُبْزَ بِبَعْضِهِ، ثُمَّ دَسَّتْهُ تَحْتَ ثَوْبِي وَرَدَّتْنِي بِبَعْضِهِ، ثُمَّ أَرْسَلَتْنِي إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ قَالَ: فَذَهَبْتُ بِهِ فَوَجَدْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فِي الْمَسْجِدِ وَمَعَهُ النَّاسُ، فَقُمْتُ عَلَيْهِمْ فَقَالَ لِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"آرْسَلَكَ أَبُو طَلْحَةَ؟\" فَقُلْتُ: نَعَمْ. قَالَ: \"بِطَعَامٍ؟\" قَالَ: فَقُلْتُ: نَعَمْ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ لِمَنْ مَعَهُ: \"قُومُوا\". فَانْطَلَقَ وَانْطَلَقْتُ بَيْنَ أَيْدِيهِمْ حَتَّى جِئْتُ أَبَا طَلْحَةَ. فَقَالَ أَبُو طَلْحَةَ: يَا أُمَّ سُلَيْمٍ قَدْ جَاءَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِالنَّاسِ، وَلَيْسَ عِنْدَنَا مِنَ الطَّعَامِ مَا نُطْعِمُهُمْ. فَقَالَتِ: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ. قَالَ: فَانْطَلَقَ أَبُو طَلْحَةَ حَتَّى لَقِيَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَأَقْبَلَ أَبُو طَلْحَةَ وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ حَتَّى دَخَلاَ، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"هَلُمِّي يَا أُمَّ سُلَيْمٍ مَا عِنْدَكِ\". فَأَتَتْ بِذَلِكَ الْخُبْزِ فَأَمَرَ بِهِ فَفُتَّ وَعَصَرَتْ عَلَيْهِ أُمُّ سُلَيْمٍ عُكَّةً لَهَا فَأَدَمَتْهُ، ثُمَّ قَالَ فِيهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مَا شَاءَ اللَّهُ أَنْ يَقُولَ ثُمَّ قَالَ: \"ائْذَنْ لِعَشَرَةٍ\". فَأَذِنَ لَهُمْ، فَأَكَلُوا حَتَّى شَبِعُوا، ثُمَّ خَرَجُوا، ثُمَّ قَالَ: \"ائْذَنْ لِعَشَرَةٍ\". فَأَذِنَ لَهُمْ فَأَكَلُوا حَتَّى شَبِعُوا، ثُمَّ خَرَجُوا، ثُمَّ قَالَ: \"ائْذَنْ لِعَشَرَةٍ\". فَأَذِنَ لَهُمْ فَأَكَلُوا حَتَّى شَبِعُوا ثُمَّ خَرَجُوا، ثُمَّ أَذِنَ لِعَشَرَةٍ، فَأَكَلَ الْقَوْمُ كُلُّهُمْ وَشَبِعُوا، وَالْقَوْمُ ثَمَانُونَ رَجُلاً.",
    "albanian": "Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Talhai i tha Umu Sulejmes: “E dëgjova të Dërguarin e Allahut ﷺ të fliste me zë të dobët. Mund ta vëreje se ishte i uritur, andaj a ke ndonjë ushqim?” (Enesi thotë:) “Ajo nxori disa kuleç prej elbi, nxori një pelerinë dhe mbështolli bukën me një pjesë të saj, pastaj ma fshehu atë nën rrobën time e më vuri sipër një pjesë të saj dhe kështu më dërgoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ. Shkova në xhami, ku e gjeta të Dërguarin e Allahut ﷺ me disa persona. U futa midis tyre dhe Pejgamberi ﷺ më tha: - “A të ka dërguar Ebu Talhai?” - Po, - i thashë. - “Për ushqim?” - pyeti Pejgamberi ﷺ. - Po, - i thashë. - “Ngrihuni të shkojmë!” - u tha atyre që ishin përreth tij dhe u nisën, ndërsa unë ecja para tyre derisa arrita tek Ebu Talhai. Ebu Talhai tha: “Oj Umu Sulejme! Ka ardhur Pejgamberi ﷺ me njerëzit, ndërkohë ne s'kemi me se t'i ushqejmë.” Ajo tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ e dinë më së miri.” Pastaj Ebu Talhai doli ta takojë të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe të dy së bashku u futën në shtëpi. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Urdhëro, oj Umu Sulejme, dhe na sill çfarë ke!” Ajo solli po të njëjtën bukë. Ai ﷺ urdhëroi që të ndahej në copa të vogla, pastaj Umu Sulejme shkriu pak salcë mbi to derisa u zbut. Më pas, i Dërguari i Allahut ﷺ foli diçka sipër ushqimit, aq sa deshi Allahu që të fliste, dhe tha: “Jepu leje dhjetë personave të hyjnë brenda!” Pasi i lejoi të futen brenda, hëngrën derisa u ngopën dhe dolën. I Dërguari i Allahut ﷺ tha prapë: “Jepu leje dhjetë personave të hyjnë!” Pasi i lejoi të futen brenda, hëngrën derisa u ngopën, pastaj dolën. I Dërguari i Allahut ﷺ tha prapë: “Jepu leje dhjetë personave të hyjnë!” Pasi i lejoi të futen brenda, hëngrën derisa u ngopën, pastaj dolën. (Dhe kështu vazhdoi) derisa iu dha leje edhe dhjetëshes së fundit, e në atë rast u ngopën që të gjithë. Ata ishin tetëdhjetë burra.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5381.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5381.json"
  }
}