Sahihu i Buhariut — Hadithi 5390

Ushqimet · Transmetuesi: Suvejd ibn Numani

Shqip

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi nga Jahjai, e ky nga Bushejr ibn Jesari se Suvejd ibn Numani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se doli me Pejgamberin ﷺ dhe, kur arritën në Sahba, në periferi të Hajberit, u ndal për ta falur namazin. Pastaj, kërkoi ushqim, por nuk gjetën gjë tjetër pos çervishit. Ai hëngri prej tij, e edhe ne hëngrëm. Pastaj kërkoi ujë dhe e shpëlau gojën, pastaj u fal, e edhe ne u falëm me të, ndërkohë që nuk e ripërtëriu abdesin.

Arabisht

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ، عَنْ يَحْيَى، عَنْ بُشَيْرِ بْنِ يَسَارٍ، عَنْ سُوَيْدِ بْنِ النُّعْمَانِ: أَنَّهُ أَخْبَرَهُ أَنَّهُمْ، كَانُوا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ بِالصَّهْبَاءِ - وَهِيَ عَلَى رَوْحَةٍ مِنْ خَيْبَرَ - فَحَضَرَتِ الصَّلاَةُ، فَدَعَا بِطَعَامٍ فَلَمْ يَجِدْهُ إِلاَّ سَوِيقًا، فَلاَكَ مِنْهُ فَلُكْنَا مَعَهُ، ثُمَّ دَعَا بِمَاءٍ فَمَضْمَضَ، ثُمَّ صَلَّى وَصَلَّيْنَا، وَلَمْ يَتَوَضَّأْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5390