Sahihu i Buhariut — Hadithi 5394

Ushqimet · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Abde nga Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Besimtari ha sa për të mbushur një zorrë, kurse jobesimtari, - ose ka thënë: hipokriti , nuk e di cilën e ka përmendur transmetuesi, - ha sa për (t'i mbushur) shtatë zorrë.” Ibn Bukejri ka thënë: “Njëjtë na ka treguar Maliku nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ سَلاَمٍ: أَخْبَرَنَا عَبْدَةُ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِنَّ الْمُؤْمِنَ يَأْكُلُ فِي مِعًى وَاحِدٍ، وَإِنَّ الْكَافِرَ ـ أَوِ الْمُنَافِقَ فَلاَ أَدْرِي أَيَّهُمَا قَالَ عُبَيْدُ اللَّهِ - يَأْكُلُ فِي سَبْعَةِ أَمْعَاءٍ". وَقَالَ ابْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا مَالِكٌ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ بِمِثْلِهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5394