Sahihu i Buhariut — Hadithi 5403

Ushqimet · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahmani nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ne, vërtet gëzoheshim për të premten, sepse në mesin tonë ishte një plakë që merrte rrënjët e spinaqit, i vinte në një tenxhere të saj e u hidhte sipër fara elbi. Pastaj, kur ne e mbaronim namazin, shkonim dhe e vizitonim, e ajo na ofronte ushqimin në fjalë. Kjo na bënte të gëzoheshim për ditën e premte, madje nuk hanim e as flinim vetëm se pas xhumasë. Betohem në Allahun se nuk përmbante as dhjamë, as yndyrë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ قَالَ: إِنْ كُنَّا لَنَفْرَحُ بِيَوْمِ الْجُمُعَةِ كَانَتْ لَنَا عَجُوزٌ تَأْخُذُ أُصُولَ السِّلْقِ، فَتَجْعَلُهُ فِي قِدْرٍ لَهَا، فَتَجْعَلُ فِيهِ حَبَّاتٍ مِنْ شَعِيرٍ، إِذَا صَلَّيْنَا زُرْنَاهَا فَقَرَّبَتْهُ إِلَيْنَا، وَكُنَّا نَفْرَحُ بِيَوْمِ الْجُمُعَةِ مِنْ أَجْلِ ذَلِكَ، وَمَا كُنَّا نَتَغَدَّى وَلاَ نَقِيلُ إِلاَّ بَعْدَ الْجُمُعَةِ، وَاللَّهِ مَا فِيهِ شَحْمٌ وَلاَ وَدَكٌ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5403