{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5407",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5407",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5407",
  "text": "Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi nga Ebu Hazimi, e ky nga Abdullah ibn Ebu Katadja Selemiu se babai i tij Ebu Katade Selemiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Një ditë, teksa isha duke ndenjur me disa shokë të Pejgamberit ﷺ, në një vend përgjatë rrugës për Mekë, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte ndalur diku para nesh dhe të gjithë ishin në ihram, përveç meje, shoqëruesit e mi panë një zebër. Unë isha i zënë duke rregulluar një sandale timen, por nuk më treguan (për zebrën), edhe pse, në vete, ata donin që unë ta shihja. Papritmas, kur shikova tutje, e pashë zebrën. U ngrita, e shalova kalin dhe i hipa, por harrova ta merrja kamxhikun dhe shtizën, andaj u thashë: - Ma afroni kamxhikun dhe shtizën! - Jo, për Allahun, nuk do të të ndihmojmë asgjë në lidhje me të! - më thanë ata. Kështu, u nevrikosa dhe zbrita për t'i marrë vetë. Sërish i hipa kalit dhe e ndoqa zebrën derisa e qëllova me shtizë . Zebrën e vrarë ua çova shokëve, të cilët (pasi e përgatitën) filluan të hanë. Por, më pas, meqë ishin në ihram, filluan të dyshojnë në ngrënien e mishit të saj. Ndërkohë, unë kisha fshehur një copë mishi nga këmba e përparme e zebrës dhe kështu u nisëm derisa e arritëm Pejgamberin ﷺ, pastaj e pyetëm rreth ngrënies së zebrës. Ai tha: “Ju ka mbetur diçka prej mishit të saj?” Unë pohova dhe ia dhashë pjesën që e kisha ruajtur, të cilën Pejgamberi ﷺ e hëngri derisa arriti tek ashti, ndërkohë ishte në ihram.” Xhaferi ka thënë: Më ka treguar Zejd ibn Eslemi nga Ata ibn Jesari, e ky nga Ebu Katade ngjashëm me këtë transmetim.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Ushqimet",
    "position": 70,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/70/ushqimet"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5407",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Katade Sulemiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي قَتَادَةَ السَّلَمِيِّ، عَنْ أَبِيهِ أَنَّهُ قَالَ: كُنْتُ يَوْمًا جَالِسًا مَعَ رِجَالٍ مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ ﷺ فِي مَنْزِلٍ فِي طَرِيقِ مَكَّةَ، - وَرَسُولُ اللَّهِ ﷺ نَازِلٌ أَمَامَنَا، وَالْقَوْمُ مُحْرِمُونَ وَأَنَا غَيْرُ مُحْرِمٍ -، فَأَبْصَرُوا حِمَارًا وَحْشِيًّا وَأَنَا مَشْغُولٌ أَخْصِفُ نَعْلِي، فَلَمْ يُؤْذِنُونِي لَهُ، وَأَحَبُّوا لَوْ أَنِّي أَبْصَرْتُهُ، فَالْتَفَتُّ فَأَبْصَرْتُهُ فَقُمْتُ إِلَى الْفَرَسِ فَأَسْرَجْتُهُ. ثُمَّ رَكِبْتُ وَنَسِيتُ السَّوْطَ وَالرُّمْحَ فَقُلْتُ لَهُمْ: نَاوِلُونِي السَّوْطَ وَالرُّمْحَ. فَقَالُوا: لاَ وَاللَّهِ لاَ نُعِينُكَ عَلَيْهِ بِشَىْءٍ. فَغَضِبْتُ فَنَزَلْتُ فَأَخَذْتُهُمَا، ثُمَّ رَكِبْتُ فَشَدَدْتُ عَلَى الْحِمَارِ فَعَقَرْتُهُ، ثُمَّ جِئْتُ بِهِ وَقَدْ مَاتَ فَوَقَعُوا فِيهِ يَأْكُلُونَهُ، ثُمَّ إِنَّهُمْ شَكُّوا فِي أَكْلِهِمْ إِيَّاهُ وَهُمْ حُرُمٌ، فَرُحْنَا وَخَبَأْتُ الْعَضُدَ مَعِي، فَأَدْرَكْنَا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَسَأَلْنَاهُ عَنْ ذَلِكَ فَقَالَ: \"مَعَكُمْ مِنْهُ شَىْءٌ؟\" فَنَاوَلْتُهُ الْعَضُدَ فَأَكَلَهَا حَتَّى تَعَرَّقَهَا، وَهُوَ مُحْرِمٌ. قَالَ ابْنُ جَعْفَرٍ: وَحَدَّثَنِي زَيْدُ بْنُ أَسْلَمَ عَنْ عَطَاءِ بْنِ يَسَارٍ عَنْ أَبِي قَتَادَةَ مِثْلَهُ.",
    "albanian": "Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi nga Ebu Hazimi, e ky nga Abdullah ibn Ebu Katadja Selemiu se babai i tij Ebu Katade Selemiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Një ditë, teksa isha duke ndenjur me disa shokë të Pejgamberit ﷺ, në një vend përgjatë rrugës për Mekë, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte ndalur diku para nesh dhe të gjithë ishin në ihram, përveç meje, shoqëruesit e mi panë një zebër. Unë isha i zënë duke rregulluar një sandale timen, por nuk më treguan (për zebrën), edhe pse, në vete, ata donin që unë ta shihja. Papritmas, kur shikova tutje, e pashë zebrën. U ngrita, e shalova kalin dhe i hipa, por harrova ta merrja kamxhikun dhe shtizën, andaj u thashë: - Ma afroni kamxhikun dhe shtizën! - Jo, për Allahun, nuk do të të ndihmojmë asgjë në lidhje me të! - më thanë ata. Kështu, u nevrikosa dhe zbrita për t'i marrë vetë. Sërish i hipa kalit dhe e ndoqa zebrën derisa e qëllova me shtizë . Zebrën e vrarë ua çova shokëve, të cilët (pasi e përgatitën) filluan të hanë. Por, më pas, meqë ishin në ihram, filluan të dyshojnë në ngrënien e mishit të saj. Ndërkohë, unë kisha fshehur një copë mishi nga këmba e përparme e zebrës dhe kështu u nisëm derisa e arritëm Pejgamberin ﷺ, pastaj e pyetëm rreth ngrënies së zebrës. Ai tha: “Ju ka mbetur diçka prej mishit të saj?” Unë pohova dhe ia dhashë pjesën që e kisha ruajtur, të cilën Pejgamberi ﷺ e hëngri derisa arriti tek ashti, ndërkohë ishte në ihram.” Xhaferi ka thënë: Më ka treguar Zejd ibn Eslemi nga Ata ibn Jesari, e ky nga Ebu Katade ngjashëm me këtë transmetim."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5407.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5407.json"
  }
}