Sahihu i Buhariut — Hadithi 541

Kohët e namazit · Transmetuesi: Ebu Berze Eslemiu

Shqip

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Minhali se Ebu Berze (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, pasi Pejgamberi ﷺ e falte namazin e sabahut, ne mund ta dallonim atë që kishim afër (sepse ishte zdritur). Në namaz i lexonte gjashtëdhjetë deri njëqind ajete. Drekën e falte kur Dielli kalonte kupën e qiellit. Pasi e falte ikindinë, kishte kohë sa dikush të shkonte deri në fund të Medinës dhe të kthehej sërish, ndërsa Dielli ende rrezatonte fort. Kam harruar çfarë ka thënë për namazin e akshamit. Nuk mërzitej nëse e vononte jacinë deri në fund të së tretës së parë të natës. Më pati thënë: “... deri në mesnatë.” Muadhi tregon: “Shuëbe ka thënë: “Më vonë e pata takuar dhe më pati thënë: “... ose deri në fund të së tretës së parë të natës.”

Arabisht

حَدَّثَنَا حَفْصُ بْنُ عُمَرَ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ أَبِي الْمِنْهَالِ، عَنْ أَبِي بَرْزَةَ، كَانَ النَّبِيُّ ﷺ يُصَلِّي الصُّبْحَ وَأَحَدُنَا يَعْرِفُ جَلِيسَهُ، وَيَقْرَأُ فِيهَا مَا بَيْنَ السِّتِّينَ إِلَى الْمِائَةِ، وَكَانَ يُصَلِّي الظُّهْرَ إِذَا زَالَتِ الشَّمْسُ، وَالْعَصْرَ وَأَحَدُنَا يَذْهَبُ إِلَى أَقْصَى الْمَدِينَةِ ثُمَّ يَرْجِعُ وَالشَّمْسُ حَيَّةٌ، وَنَسِيتُ مَا قَالَ فِي الْمَغْرِبِ، وَلاَ يُبَالِي بِتَأْخِيرِ الْعِشَاءِ إِلَى ثُلُثِ اللَّيْلِ. ثُمَّ قَالَ إِلَى شَطْرِ اللَّيْلِ. وَقَالَ مُعَاذٌ قَالَ شُعْبَةُ ثُمَّ لَقِيتُهُ مَرَّةً فَقَالَ أَوْ ثُلُثِ اللَّيْلِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/541