Sahihu i Buhariut — Hadithi 5412

Ushqimet · Transmetuesi: Sad ibn Ebu Vekasi

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Vehb ibn Xheriri, e këtij i ka treguar Shuëbe nga Ismaili, e ky nga Kajsi se Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Isha vetë i shtati me Pejgamberin ﷺ e s'kishim me vete ushqim, pos disa gjetheve që i hanë vetëm delet, saqë, kur dilnim për nevojë, dilnim ashtu siç del delja. Pastaj, fisi benu esed më ironizonin për shkak të Islamit. Sikur të ishte ashtu, atëherë unë paskam humbur dhe më qenka shkatërruar vepra.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا وَهْبُ بْنُ جَرِيرٍ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ إِسْمَاعِيلَ، عَنْ قَيْسٍ، عَنْ سَعْدٍ قَالَ: رَأَيْتُنِي سَابِعَ سَبْعَةٍ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ مَا لَنَا طَعَامٌ إِلاَّ وَرَقُ الْحُبْلَةِ - أَوِ الْحَبَلَةِ - حَتَّى يَضَعَ أَحَدُنَا مَا تَضَعُ الشَّاةُ، ثُمَّ أَصْبَحَتْ بَنُو أَسَدٍ تُعَزِّرُنِي عَلَى الإِسْلاَمِ، خَسِرْتُ إِذًا وَضَلَّ سَعْيِي.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5412