Sahihu i Buhariut — Hadithi 5413

Ushqimet · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Jakubi se Ebu Hazimi tregon se e ka pyetur Sehlin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “A keni parë në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ bukë gruri?” - I Dërguari i Allahut ﷺ nuk ka parë bukë gruri me sy, që kur u dërgua pejgamber e derisa Allahu ia mori shpirtin, - tha Sehli. - A ka pasur në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ sita? - i thashë. - I Dërguari i Allahut ﷺ nuk ka parë sitë me sy, që kur u dërgua pejgamber e derisa Allahu ia mori shpirtin, - tha. - E si pra e hanit elbin pa e situr? - e pyeta. - E bluanim e pastaj frynim në të, ashtu që lëvoret fluturonin, ndërsa atë që mbetej, e zbutnim me ujë dhe e hanim, - tha Sehli.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ قَالَ: سَأَلْتُ سَهْلَ بْنَ سَعْدٍ فَقُلْتُ: هَلْ أَكَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ النَّقِيَّ؟ فَقَالَ سَهْلٌ: مَا رَأَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ النَّقِيَّ مِنْ حِينَ ابْتَعَثَهُ اللَّهُ حَتَّى قَبَضَهُ اللَّهُ. قَالَ: فَقُلْتُ: هَلْ كَانَتْ لَكُمْ فِي عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ مَنَاخِلُ؟ قَالَ: مَا رَأَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مُنْخُلاً مِنْ حِينَ ابْتَعَثَهُ اللَّهُ حَتَّى قَبَضَهُ. قَالَ: قُلْتُ: كَيْفَ كُنْتُمْ تَأْكُلُونَ الشَّعِيرَ غَيْرَ مَنْخُولٍ؟ قَالَ: كُنَّا نَطْحَنُهُ وَنَنْفُخُهُ، فَيَطِيرُ مَا طَارَ وَمَا بَقِيَ ثَرَّيْنَاهُ فَأَكَلْنَاهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5413