Sahihu i Buhariut — Hadithi 5414

Ushqimet · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Is'hak ibn Ibrahimi më ka thënë: Na ka rrëfyer Revh ibn Ubade, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi nga Seid Makburi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se kaloi pranë një grupi njerëzish që kishin përpara një dele të pjekur. Ata e ftuan, por ai refuzoi të hante. Pastaj tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ e ka lënë dynjanë pa u ngopur me bukë elbi.”

Arabisht

حَدَّثَنِي إِسْحَاقُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: أَخْبَرَنَا رَوْحُ بْنُ عُبَادَةَ: حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي ذِئْبٍ، عَنْ سَعِيدٍ الْمَقْبُرِيِّ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه -: أَنَّهُ مَرَّ بِقَوْمٍ بَيْنَ أَيْدِيهِمْ شَاةٌ مَصْلِيَّةٌ، فَدَعَوْهُ فَأَبَى أَنْ يَأْكُلَ قَالَ: خَرَجَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مِنَ الدُّنْيَا وَلَمْ يَشْبَعْ مِنَ الْخُبْزِ الشَّعِيرِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5414