Sahihu i Buhariut — Hadithi 5421

Ushqimet · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Hudbe ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Hemam ibn Jahja se Katadja tregon: “Ishim tek Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ndërkohë që aty ishte edhe bukëpjekësi i tij, i cili qëndronte në këmbë. Enesi tha: “Hani, sepse nuk di që Pejgamberi ﷺ ka parë ndonjëherë bukë të bardhë, derisa është shpërngulur tek Allahu, e as që ka parë ndonjëherë dele të pjekur enkas.”

Arabisht

حَدَّثَنَا هُدْبَةُ بْنُ خَالِدٍ: حَدَّثَنَا هَمَّامُ بْنُ يَحْيَى، عَنْ قَتَادَةَ قَالَ: كُنَّا نَأْتِي أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ - رضى الله عنه - وَخَبَّازُهُ قَائِمٌ قَالَ: كُلُوا فَمَا أَعْلَمُ النَّبِيَّ ﷺ رَأَى رَغِيفًا مُرَقَّقًا حَتَّى لَحِقَ بِاللَّهِ، وَلاَ رَأَى شَاةً سَمِيطًا بِعَيْنِهِ قَطُّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5421