Halad ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Abdurrahman ibn Abisi se babai i tij Abisi tregon se e ka pyetur Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “A nuk ka ndaluar Pejgamberi ﷺ të hamë mishin e kurbanit pas më shumë se tri ditësh?” Ajo tha: “Këtë e ka bërë vetëm në vitin kur njerëzit vuanin nga skamja, me qëllim që i pasuri ta ushqejë të varfrin, ndërsa ne i nxirrnim kërcinjtë (që i kishim deponuar) dhe i hanim pas pesëmbëdhjetë ditësh. Abisi pyeti: “Çfarë ju ka detyruar të bëni këtë?” Aishja qeshi dhe tha: “Nuk ka ndodhur që familja e Muhamedit ﷺ të ngopet me bukë të bardhë gruri tri ditë radhazi, derisa është shpërngulur tek Allahu.” Ibn Kethiri ka thënë: “Këtë na ka rrëfyer Sufjani, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Abisi.”
حَدَّثَنَا خَلاَّدُ بْنُ يَحْيَى: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ عَابِسٍ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: قُلْتُ لِعَائِشَةَ: أَنَهَى النَّبِيُّ ﷺ أَنْ تُؤْكَلَ لُحُومُ الأَضَاحِيِّ فَوْقَ ثَلاَثٍ؟ قَالَتْ: مَا فَعَلَهُ إِلاَّ فِي عَامٍ جَاعَ النَّاسُ فِيهِ، فَأَرَادَ أَنْ يُطْعِمَ الْغَنِيُّ الْفَقِيرَ، وَإِنْ كُنَّا لَنَرْفَعُ الْكُرَاعَ فَنَأْكُلُهُ بَعْدَ خَمْسَ عَشْرَةَ. قِيلَ: مَا اضْطَرَّكُمْ إِلَيْهِ؟ فَضَحِكَتْ قَالَتْ: مَا شَبِعَ آلُ مُحَمَّدٍ ﷺ مِنْ خُبْزِ بُرٍّ مَأْدُومٍ ثَلاَثَةَ أَيَّامٍ حَتَّى لَحِقَ بِاللَّهِ. وَقَالَ ابْنُ كَثِيرٍ: أَخْبَرَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ عَابِسٍ بِهَذَا.