Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Ebu Mesud Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë ensar, i cili quhej Ebu Shuajb, i tha shërbëtorit të vet kasap: “Na përgatit pak ushqim, sepse dua ta ftoj të Dërguarin e Allahut ﷺ vetë të pestin. Pasi e ftoi të Dërguarin e Allahut ﷺ vetë të pestin, bashkë me ta vajti edhe një burrë. Pejgamberi ﷺ tha: “Ti na ftove ne të pestëve, porse ky burrë erdhi me ne. Andaj, nëse dëshiron, mund ta lejosh, e, nëse jo, mund ta lësh.” Ai tha: “Jo, po e lejoj.” Muhamed ibn Ismaili thotë: “Kur dikush është duke ngrënë në një sofër, nuk bën që të dërgojë ushqim te sofra tjetër, por ata mund t'i japin njëri-tjetrit brenda sofrës së tyre, ose ta lënë aty.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ أَبِي وَائِلٍ، عَنْ أَبِي مَسْعُودٍ الأَنْصَارِيِّ قَالَ: كَانَ مِنَ الأَنْصَارِ رَجُلٌ يُقَالُ لَهُ: أَبُو شُعَيْبٍ، وَكَانَ لَهُ غُلاَمٌ لَحَّامٌ فَقَالَ: اصْنَعْ لِي طَعَامًا أَدْعُو رَسُولَ اللَّهِ ﷺ خَامِسَ خَمْسَةٍ، فَدَعَا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ خَامِسَ خَمْسَةٍ، فَتَبِعَهُمْ رَجُلٌ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: " إِنَّكَ دَعَوْتَنَا خَامِسَ خَمْسَةٍ وَهَذَا رَجُلٌ قَدْ تَبِعَنَا، فَإِنْ شِئْتَ أَذِنْتَ لَهُ، وَإِنْ شِئْتَ تَرَكْتَهُ". قَالَ: بَلْ أَذِنْتُ لَهُ. قَالَ مُحَمَّدُ بْنُ يُوسُفَ: سَمِعْتُ مُحَمَّدَ بْنَ إِسْمَاعِيْلَ يَقُولُ: إِذَا كَانَ الْقَوْمُ عَلَى الْمَائِدَةِ لَيْسَ لَهُمْ أَنْ يُنَاوِلُوا مِنْ مَائِدَةٍ إِلَى مَائِدَةٍ أُخْرَى وَلَكِنْ يُنَاوِلُ بَعْضُهُمْ بَعْضًا فِي تِلْكَ الْمَائِدَةِ أَوْ يَدَعُوا.