Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi nga Abas Xhurejriu se Ebu Othmani tregon: “Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) qëndroi mysafir tek unë shtatë ditë. Ai bashkë me bashkëshorten dhe shërbëtorin e tij e ndanin natën në tri pjesë dhe zëvendësonin njëri-tjetrin për namaz: pasi falej njëri, e zgjonte tjetrin. E kam dëgjuar Ebu Hurejrën të thotë: “Njëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ u shpërndau hurma sahabëve dhe mua më takuan shtatë sosh, njëra prej të cilave ishte hashef (soji më i dobët i hurmave).”
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنْ عَبَّاسٍ الْجُرَيْرِيِّ، عَنْ أَبِي عُثْمَانَ قَالَ: تَضَيَّفْتُ أَبَا هُرَيْرَةَ سَبْعًا، فَكَانَ هُوَ وَامْرَأَتُهُ وَخَادِمُهُ يَعْتَقِبُونَ اللَّيْلَ أَثْلاَثًا، يُصَلِّي هَذَا، ثُمَّ يُوقِظُ هَذَا. وَسَمِعْتُهُ يَقُولُ: قَسَمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بَيْنِ أَصْحَابِهِ تَمْرًا، فَأَصَابَنِي سَبْعُ تَمَرَاتٍ إِحْدَاهُنَّ حَشَفَةٌ.