{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5450",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5450",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5450",
  "text": "Salt ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi nga Xhad Ebu Othmani, e ky nga Enesi; [t]: Hishami transmeton nga Muhamedi, e ky nga Enesi se ...; [t]: Sinan Ebu Rebia transmeton se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Umu Sulejmi, përkatësisht nëna e tij, i bloi dy grushte elb dhe gatoi një pogaçe, së cilës i vendosi edhe pak salcë. Pastaj, më dërgoi te Pejgamberi ﷺ, i cili ishte duke ndenjur me sahabët. Kur e ftova (për ushqim), më tha: “Kë tjetër pos meje?” Së këndejmi, u ktheva dhe i tregova se ai tha: “Kë tjetër pos meje?” Kështu, shkoi vetë Ebu Talhai dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Në të vërtetë, kemi pak ushqim të thjeshtë, të cilin e ka përgatitur Umu Sulejmi. Kur Pejgamberi ﷺ erdhi dhe ia sollën ushqimin, tha: “Thirri dhjetë persona të hyjnë brenda!” Kështu, ata hynë brenda dhe hëngrën derisa u ngopën. Pastaj, Pejgamberi ﷺ tha: “Thirri dhjetë të tjerë!” Edhe këta hëngrën derisa u ngopën. Edhe për së treti Pejgamberi ﷺ tha: “Thirri edhe dhjetë!” Kështu, derisa i numëroi dyzet burra. Në fund, hëngri edhe vetë Pejgamberi ﷺ dhe u çua. Unë mbeta duke shikuar nëse ushqimi ishte pakuar apo jo.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Ushqimet",
    "position": 70,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/70/ushqimet"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5450",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا الصَّلْتُ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنِ الْجَعْدِ أَبِي عُثْمَانَ، عَنْ أَنَسٍ؛ [ح:] وَعَنْ هِشَامٍ، عَنْ مُحَمَّدٍ، عَنْ أَنَسٍ؛ [ح:] وَعَنْ سِنَانٍ أَبِي رَبِيعَةَ، عَنْ أَنَسٍ: أَنَّ أُمَّ سُلَيْمٍ، - أُمَّهُ - عَمَدَتْ إِلَى مُدٍّ مِنْ شَعِيرٍ، جَشَّتْهُ وَجَعَلَتْ مِنْهُ خَطِيفَةً، وَعَصَرَتْ عُكَّةً عِنْدَهَا، ثُمَّ بَعَثَتْنِي إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَأَتَيْتُهُ - وَهُوَ فِي أَصْحَابِهِ - فَدَعَوْتُهُ قَالَ: \"وَمَنْ مَعِي؟\" فَجِئْتُ فَقُلْتُ: إِنَّهُ يَقُولُ: \"وَمَنْ مَعِي؟\" فَخَرَجَ إِلَيْهِ أَبُو طَلْحَةَ قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّمَا هُوَ شَىْءٌ صَنَعَتْهُ أُمُّ سُلَيْمٍ، فَدَخَلَ فَجِيءَ بِهِ وَقَالَ: \"أَدْخِلْ عَلَىَّ عَشَرَةً\". فَأُدْخِلُوا فَأَكَلُوا حَتَّى شَبِعُوا، ثُمَّ قَالَ: \"أَدْخِلْ عَلَىَّ عَشَرَةً\". فَدَخَلُوا فَأَكَلُوا حَتَّى شَبِعُوا، ثُمَّ قَالَ: \"أَدْخِلْ عَلَىَّ عَشَرَةً\". حَتَّى عَدَّ أَرْبَعِينَ، ثُمَّ أَكَلَ النَّبِيُّ ﷺ ثُمَّ قَامَ، فَجَعَلْتُ أَنْظُرُ هَلْ نَقَصَ مِنْهَا شَىْءٌ.",
    "albanian": "Salt ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi nga Xhad Ebu Othmani, e ky nga Enesi; [t]: Hishami transmeton nga Muhamedi, e ky nga Enesi se ...; [t]: Sinan Ebu Rebia transmeton se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Umu Sulejmi, përkatësisht nëna e tij, i bloi dy grushte elb dhe gatoi një pogaçe, së cilës i vendosi edhe pak salcë. Pastaj, më dërgoi te Pejgamberi ﷺ, i cili ishte duke ndenjur me sahabët. Kur e ftova (për ushqim), më tha: “Kë tjetër pos meje?” Së këndejmi, u ktheva dhe i tregova se ai tha: “Kë tjetër pos meje?” Kështu, shkoi vetë Ebu Talhai dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Në të vërtetë, kemi pak ushqim të thjeshtë, të cilin e ka përgatitur Umu Sulejmi. Kur Pejgamberi ﷺ erdhi dhe ia sollën ushqimin, tha: “Thirri dhjetë persona të hyjnë brenda!” Kështu, ata hynë brenda dhe hëngrën derisa u ngopën. Pastaj, Pejgamberi ﷺ tha: “Thirri dhjetë të tjerë!” Edhe këta hëngrën derisa u ngopën. Edhe për së treti Pejgamberi ﷺ tha: “Thirri edhe dhjetë!” Kështu, derisa i numëroi dyzet burra. Në fund, hëngri edhe vetë Pejgamberi ﷺ dhe u çua. Unë mbeta duke shikuar nëse ushqimi ishte pakuar apo jo.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5450.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5450.json"
  }
}