Jahjai na ka thënë: E kam dëgjuar Bushejrin se Suvejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dolëm me të Dërguarin e Allahut ﷺ rrugës për në Hajber dhe, me të arritur në Sahba, e cila, siç thotë Jahjai, gjendet në periferi të Hajberit, ai kërkoi ushqim. I sollën vetëm pak çervish, të cilin e përzjemë mirë dhe e hëngrëm. Pastaj, i Dërguari i Allahut ﷺ kërkoi ujë dhe shpëlau gojën, gjë të cilën e vepruam edhe ne, dhe na e fali namazin e akshamit pa e ripërtërirë abdesin.” Sufjani ka thënë: “Sikur ta kesh dëgjuar prej vetë Jahjait.”
قَالَ يَحْيَى: سَمِعْتُ بُشَيْرًا، يَقُولُ: حَدَّثَنَا سُوَيْدٌ: خَرَجْنَا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ إِلَى خَيْبَرَ، فَلَمَّا كُنَّا بِالصَّهْبَاءِ - قَالَ يَحْيَى: وَهِيَ مِنْ خَيْبَرَ عَلَى رَوْحَةٍ - دَعَا بِطَعَامٍ فَمَا أُتِيَ إِلاَّ بِسَوِيقٍ، فَلُكْنَاهُ فَأَكَلْنَا مَعَهُ، ثُمَّ دَعَا بِمَاءٍ فَمَضْمَضَ وَمَضْمَضْنَا مَعَهُ، ثُمَّ صَلَّى بِنَا الْمَغْرِبَ وَلَمْ يَتَوَضَّأْ. وَقَالَ سُفْيَانُ: كَأَنَّكَ تَسْمَعُهُ مِنْ يَحْيَى.