Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Më ka treguar Muhamed ibn Fulejhu, e këtij i ka treguar babai i tij se Seid ibn Harithi tregon se e ka pyetur Xhabir ibn Abdullahun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth abdesit pas ngrënies së ushqimit të cilin e prek zjarri. Ai tha: “Jo. Sa ishte gjallë Pejgamberi ﷺ, rrallë gjenim ushqim të këtillë. Por, edhe kur gjenim, nuk kishim me vete mindilë (shami dore) për t'i fshirë duart. E vetmja mundësi ishte që t'i fërkonim shuplakat me njëra-tjetrën, te krahët ose te këmbët, pastaj faleshim pa e ripërtërirë abdesin.”
حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ الْمُنْذِرِ قَالَ: حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ فُلَيْحٍ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبِي، عَنْ سَعِيدِ بْنِ الْحَارِثِ، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما -: أَنَّهُ سَأَلَهُ عَنِ الْوُضُوءِ مِمَّا مَسَّتِ النَّارُ، فَقَالَ: لاَ قَدْ كُنَّا زَمَانَ النَّبِيِّ ﷺ لاَ نَجِدُ مِثْلَ ذَلِكَ مِنَ الطَّعَامِ إِلاَّ قَلِيلاً، فَإِذَا نَحْنُ وَجَدْنَاهُ لَمْ يَكُنْ لَنَا مَنَادِيلُ، إِلاَّ أَكُفَّنَا وَسَوَاعِدَنَا وَأَقْدَامَنَا، ثُمَّ نُصَلِّي وَلاَ نَتَوَضَّأُ.