Sahihu i Buhariut — Hadithi 5466

Ushqimet · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar babai i tij nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Më i dituri për çështjen e hixhabit jam unë, andaj Ubej ibn Kabi më pyeste mua në lidhje me të. Kur i Dërguari i Allahut ﷺ hyri dhëndër me Zejnebe bint Xhahshin, me të cilën ishte martuar në Medinë, dikur në mesditë i thirri njerëzit për ushqim. I Dërguari i Allahut ﷺ u ul, e, pasi njerëzit u larguan nga ndeja, disa burra qëndruan aty. Pas pak i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe eci. Eca edhe unë me të, derisa arriti te dera e dhomës së Aishes. Pastaj, duke menduar se burrat kishin ikur, u kthye, e edhe unë u ktheva me të, kur ja, ata ende rrinin ulur në vendet e tyre. I Dërguari i Allahut ﷺ u kthye për së dyti, e edhe unë u ktheva me të, derisa arriti prapë te dera e Aishes. Pastaj u kthye, e edhe unë u ktheva me të, dhe pamë se tanimë burrat kishin shkuar. Pastaj, i Dërguari i Allahut ﷺ vendosi një perde mes meje dhe tij. Pas kësaj zbritën ajetet për hixhabin.”

Arabisht

حَدَّثَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنِي أَبِي، عَنْ صَالِحٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، أَنَّ أَنَسًا قَالَ: أَنَا أَعْلَمُ النَّاسِ بِالْحِجَابِ كَانَ أُبَىُّ بْنُ كَعْبٍ يَسْأَلُنِي عَنْهُ أَصْبَحَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَرُوسًا بِزَيْنَبَ ابْنَةِ جَحْشٍ - وَكَانَ تَزَوَّجَهَا بِالْمَدِينَةِ -، فَدَعَا النَّاسَ لِلطَّعَامِ بَعْدَ ارْتِفَاعِ النَّهَارِ، فَجَلَسَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَجَلَسَ مَعَهُ رِجَالٌ بَعْدَ مَا قَامَ الْقَوْمُ، حَتَّى قَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَمَشَى وَمَشَيْتُ مَعَهُ، حَتَّى بَلَغَ باب حُجْرَةِ عَائِشَةَ، ثُمَّ ظَنَّ أَنَّهُمْ خَرَجُوا فَرَجَعْتُ مَعَهُ، فَإِذَا هُمْ جُلُوسٌ مَكَانَهُمْ، فَرَجَعَ وَرَجَعْتُ مَعَهُ الثَّانِيَةَ، حَتَّى بَلَغَ باب حُجْرَةِ عَائِشَةَ فَرَجَعَ وَرَجَعْتُ مَعَهُ، فَإِذَا هُمْ قَامُوا، فَضَرَبَ بَيْنِي وَبَيْنَهُ سِتْرًا، وَأُنْزِلَ الْحِجَابُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5466