Sahihu i Buhariut — Hadithi 5469

Akika · Transmetuesi: Esma bint Ebu Bekri

Shqip

Is'hak ibn Nasri na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Hisham ibn Urve nga babai i tij se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur dola nga Meka (për hixhret), isha shtatzënë me Abdullah ibn Zubejrin. Kur arrita në Medinë, tanimë isha në muajin e fundit të shtatzënisë. U ndala në Kuba, ku dhe e linda Abdullahun. Pastaj e çova tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe ia vendosa në prehër. Ai kërkoi një hurmë, të cilën e përtypi dhe lëngun e nxjerrë e vendosi në gojën e foshnjës. Kështu, gjëja e parë që u fut në barkun e tij ishte lëngu nga goja e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Pastaj, me hurmë ia fërkoi qiellzën dhe u lut për të që Allahu ta bëjë të begatshëm. Ky ishte fëmija i parë që kishte lindur në Islam, andaj me lindjen e tij u gëzuan shumë, sepse më parë u ishte thënë se hebrenjtë u kanë bërë sihër që të mos u lindin fëmijë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ نَصْرٍ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ: حَدَّثَنَا هِشَامُ بْنُ عُرْوَةَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ أَسْمَاءَ بِنْتِ أَبِي بَكْرٍ - رضى الله عنهما -: أَنَّهَا حَمَلَتْ بِعَبْدِ اللَّهِ بْنِ الزُّبَيْرِ بِمَكَّةَ قَالَتْ: فَخَرَجْتُ وَأَنَا مُتِمٌّ، فَأَتَيْتُ الْمَدِينَةَ فَنَزَلْتُ قُبَاءً فَوَلَدْتُ بِقُبَاءٍ، ثُمَّ أَتَيْتُ بِهِ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَوَضَعْتُهُ فِي حَجْرِهِ، ثُمَّ دَعَا بِتَمْرَةٍ فَمَضَغَهَا، ثُمَّ تَفَلَ فِي فِيهِ فَكَانَ أَوَّلَ شَىْءٍ دَخَلَ جَوْفَهُ رِيقُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ ثُمَّ حَنَّكَهُ بِالتَّمْرَةِ، ثُمَّ دَعَا لَهُ فَبَرَّكَ عَلَيْهِ. وَكَانَ أَوَّلَ مَوْلُودٍ وُلِدَ فِي الإِسْلاَمِ، فَفَرِحُوا بِهِ فَرَحًا شَدِيدًا، لأَنَّهُمْ قِيلَ لَهُمْ: إِنَّ الْيَهُودَ قَدْ سَحَرَتْكُمْ فَلاَ يُولَدُ لَكُمْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5469