Sahihu i Buhariut — Hadithi 5471

Akika · Transmetuesi: Selman Farisiu

Shqip

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi nga Ejubi, e ky nga Muhamedi se Selman ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: "Për çdo të porsalindur ka akikë.” Haxhaxhi ka thënë: “Na ka treguar Hamadi, e këtij i ka rrëfyer Ejubi, Katadja, Hishami dhe Habibi nga Ibn Sirini, e ky nga Selmani, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Disa të tjerë transmetojnë nga Asimi dhe Hishami nga Hafsa bint Sirini, e kjo nga Rababi, e ky nga Selmani, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Po ashtu, fjalën e tij e ka transmetuar edhe Jezid ibn Ibrahimi nga Ibn Sirini, e ky nga Selmani.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ مُحَمَّدٍ، عَنْ سَلْمَانَ بْنِ عَامِرٍ قَالَ: "مَعَ الْغُلاَمِ عَقِيقَةٌ". وَقَالَ حَجَّاجٌ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ: أَخْبَرَنَا أَيُّوبُ وَقَتَادَةُ وَهِشَامٌ وَحَبِيبٌ عَنِ ابْنِ سِيرِينَ عَنْ سَلْمَانَ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ. وَقَالَ غَيْرُ وَاحِدٍ عَنْ عَاصِمٍ، وَهِشَامٍ، عَنْ حَفْصَةَ بِنْتِ سِيرِينَ، عَنِ الرَّبَابِ، عَنْ سَلْمَانَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ. وَرَوَاهُ يَزِيدُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ عَنِ ابْنِ سِيرِينَ عَنْ سَلْمَانَ قَوْلَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5471