Esbegu na ka thënë: Më ka rrëfyer Ibn Vehbiu nga Xherir ibn Hazimi, e ky nga Ejub Sehtijaniu, e ky nga Muhamed ibn Sirini se Selman ibn Amir Dabiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Për çdo të porsalindur ka akikë, andaj derdhni ujë mbi të derisa t'ia largoni gjakun dhe rruajani kokën.” Abdullah ibn Ebu Esvedi më ka thënë: “Na ka treguar Kurejsh ibn Enesi nga Habib ibn Shehidi, i cili thotë: “Ibn Sirini më urdhëroi që ta pyes Hasenin: “Prej kujt e ke dëgjuar hadithin e akikës?” Dhe, pasi e pyeta, më tha: “Nga Semura ibn Xhundubi.”
وَقَالَ أَصْبَغُ: أَخْبَرَنِي ابْنُ وَهْبٍ عَنْ جَرِيرِ بْنِ حَازِمٍ عَنْ أَيُّوبَ السَّخْتِيَانِيِّ عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ سِيرِينَ: حَدَّثَنَا سَلْمَانُ بْنُ عَامِرٍ الضَّبِّيُّ قَالَ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ: "مَعَ الْغُلاَمِ عَقِيقَةٌ، فَأَهْرِيقُوا عَنْهُ دَمًا وَأَمِيطُوا عَنْهُ الأَذَى". حَدَّثَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ أَبِي الأَسْوَدِ: حَدَّثَنَا قُرَيْشُ بْنُ أَنَسٍ، عَنْ حَبِيبِ بْنِ الشَّهِيدِ قَالَ: أَمَرَنِي ابْنُ سِيرِينَ أَنْ أَسْأَلَ الْحَسَنَ: مِمَّنْ سَمِعَ حَدِيثَ الْعَقِيقَةِ؟ فَسَأَلْتُهُ فَقَالَ: مِنْ سَمُرَةَ بْنِ جُنْدَبٍ.