Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Zekerija nga Amiri se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pyeta Pejgamberin ﷺ për gjuetinë me hu, e ai më tha: “Atë gjah që e ke goditur me majën e tij, haje, kurse ai, të cilin e ke goditur me trungun e hurit, llogaritet ngordhësirë.” Pastaj e pyeta për gjuetinë me qen e ai më tha: “Atë që e ka kapur për ty, haje, sepse gjuetia e qenit llogaritet therje (e gjahut) , e, nëse bashkë me qenin tënd a qentë e tu gjen një qen tjetër dhe ke frikë se edhe ai ka marrë pjesë në gjueti, e në atë rast e ka mbytur, mos ha nga ajo pre, sepse ti ke thënë “bismilah” për qenin tënd, e jo për qenin tjetër.”
حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا زَكَرِيَّا، عَنْ عَامِرٍ، عَنْ عَدِيِّ بْنِ حَاتِمٍ - رضى الله عنه - قَالَ: سَأَلْتُ النَّبِيَّ ﷺ عَنْ صَيْدِ الْمِعْرَاضِ قَالَ: "مَا أَصَابَ بِحَدِّهِ فَكُلْهُ، وَمَا أَصَابَ بِعَرْضِهِ فَهْوَ وَقِيذٌ". وَسَأَلْتُهُ عَنْ صَيْدِ الْكَلْبِ، فَقَالَ: "مَا أَمْسَكَ عَلَيْكَ فَكُلْ، فَإِنَّ أَخْذَ الْكَلْبِ ذَكَاةٌ، وَإِنْ وَجَدْتَ مَعَ كَلْبِكَ - أَوْ كِلاَبِكَ - كَلْبًا غَيْرَهُ فَخَشِيتَ أَنْ يَكُونَ أَخَذَهُ مَعَهُ، وَقَدْ قَتَلَهُ، فَلاَ تَأْكُلْ، فَإِنَّمَا ذَكَرْتَ اسْمَ اللَّهِ عَلَى كَلْبِكَ وَلَمْ تَذْكُرْهُ عَلَى غَيْرِهِ".