Sahihu i Buhariut — Hadithi 5479

Therja dhe gjahu · Transmetuesi: Abdullah ibn Mugafel Muzeniu

Shqip

Jusuf ibn Rashidi na ka thënë: Na ka treguar Vekiu dhe Jezid ibn Haruni - versioni tekstual është i Jezidit - nga Kehmes ibn Haseni, e ky nga Abdullah ibn Burejde se Abdullah ibn Mugafeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se pa një burrë duke gjuajtur me gurë dhe i tha: “Mos gjuaj, se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar gjuajtjen me gurë, - ose ka thënë: e ka urryer gjuajtjen me gurë, - dhe ka thënë: “Me të as gjuhet gjahu, as mbytet armiku, por vetëm mund t'ia thyesh ndokujt dhëmbin, ose t'ia qorrosh syrin.” Pas një kohe e pa përsëri duke gjuajtur me gurë dhe i tha: “Unë po të tregoj se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar gjuajtjen me gurë, - ose ka thënë: e ka urryer atë, - ndërsa ti vazhdon të gjuash?! Nuk do të të flas për kaq kohë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا يُوسُفُ بْنُ رَاشِدٍ: حَدَّثَنَا وَكِيعٌ، وَيَزِيدُ بْنُ هَارُونَ - وَاللَّفْظُ لِيَزِيدَ - عَنْ كَهْمَسِ بْنِ الْحَسَنِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ بُرَيْدَةَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ مُغَفَّلٍ: أَنَّهُ رَأَى رَجُلاً يَخْذِفُ فَقَالَ لَهُ: لاَ تَخْذِفْ فَإِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ نَهَى عَنِ الْخَذْفِ - أَوْ كَانَ يَكْرَهُ الْخَذْفَ - وَقَالَ: "إِنَّهُ لاَ يُصَادُ بِهِ صَيْدٌ وَلاَ يُنْكَى بِهِ عَدُوٌّ، وَلَكِنَّهَا قَدْ تَكْسِرُ السِّنَّ وَتَفْقَأُ الْعَيْنَ". ثُمَّ رَآهُ بَعْدَ ذَلِكَ يَخْذِفُ فَقَالَ لَهُ: أُحَدِّثُكَ عَنْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ أَنَّهُ نَهَى عَنِ الْخَذْفِ. - أَوْ كَرِهَ الْخَذْفَ -، وَأَنْتَ تَخْذِفُ؟ لاَ أُكَلِّمُكَ كَذَا وَكَذَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5479