Sahihu i Buhariut — Hadithi 5484

Therja dhe gjahu · Transmetuesi: Adij ibn Hatimi

Shqip

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Thabit ibn Jezidi, e këtij i ka treguar Asimi nga Shabiu se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse e ke ndërsyer qenin tënd dhe ke thënë “bismilah”, pastaj ai e ka kapur prenë ose e ka mbytur, atëherë ha prej saj! Por, nëse qeni ka ngrënë, mos ha prej saj, sepse e ka gjuajtur për vete. Nëse qentë janë përzier, ndërkohë ti nuk ke thënë “bismilah” për qentë e tjerë, pastaj ata e kanë kapur prenë dhe e kanë mbytur, atëherë mos ha prej saj, sepse nuk mund ta dish cili e ka mbytur! E, në qoftë se e ke goditur prenë dhe e ke gjetur pas një a dy ditësh, duke mos parë në të gjurmë tjetër pos plagës së shkaktuar nga shigjeta jote, atëherë haje. E, nëse ka rënë (është mbytur) në ujë, mos e ha!”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا ثَابِتُ بْنُ يَزِيدَ: حَدَّثَنَا عَاصِمٌ، عَنِ الشَّعْبِيِّ، عَنْ عَدِيِّ بْنِ حَاتِمٍ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "إِذَا أَرْسَلْتَ كَلْبَكَ وَسَمَّيْتَ فَأَمْسَكَ وَقَتَلَ، فَكُلْ، وَإِنْ أَكَلَ فَلاَ تَأْكُلْ، فَإِنَّمَا أَمْسَكَ عَلَى نَفْسِهِ، وَإِذَا خَالَطَ كِلاَبًا لَمْ يُذْكَرِ اسْمُ اللَّهِ عَلَيْهَا فَأَمْسَكْنَ وَقَتَلْنَ فَلاَ تَأْكُلْ، فَإِنَّكَ لاَ تَدْرِي أَيُّهَا قَتَلَ، وَإِنْ رَمَيْتَ الصَّيْدَ فَوَجَدْتَهُ بَعْدَ يَوْمٍ أَوْ يَوْمَيْنِ، لَيْسَ بِهِ إِلاَّ أَثَرُ سَهْمِكَ، فَكُلْ، وَإِنْ وَقَعَ فِي الْمَاءِ فَلاَ تَأْكُلْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5484