Sahihu i Buhariut — Hadithi 5487

Therja dhe gjahu · Transmetuesi: Adij ibn Hatimi

Shqip

Muhamedi më ka thënë: Më ka rrëfyer Ibn Fudajli nga Bejani, e ky nga Amiri se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “E kam pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ duke i thënë: “Ne i përdorim këta qenë për gjueti.” Tha: “Nëse i ke lëshuar qentë e stërvitur dhe ke thënë “bismilah”, atëherë ha prej asaj që kanë gjuajtur, përveç nëse qeni ka ngrënë (nga preja) , atëherë mos ha, sepse kam frikë se e ka gjuajtur për vete. E, nëse janë përzier edhe qen të tjerë në atë pre, atëherë mos ha!”

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدٌ: أَخْبَرَنِي ابْنُ فُضَيْلٍ، عَنْ بَيَانٍ، عَنْ عَامِرٍ، عَنْ عَدِيِّ بْنِ حَاتِمٍ - رضى الله عنه - قَالَ: سَأَلْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَقُلْتُ: إِنَّا قَوْمٌ نَتَصَيَّدُ بِهَذِهِ الْكِلاَبِ. فَقَالَ: "إِذَا أَرْسَلْتَ كِلاَبَكَ الْمُعَلَّمَةَ وَذَكَرْتَ اسْمَ اللَّهِ، فَكُلْ مِمَّا أَمْسَكْنَ عَلَيْكَ، إِلاَّ أَنْ يَأْكُلَ الْكَلْبُ، فَلاَ تَأْكُلْ فَإِنِّي أَخَافُ أَنْ يَكُونَ إِنَّمَا أَمْسَكَ عَلَى نَفْسِهِ، وَإِنْ خَالَطَهَا كَلْبٌ مِنْ غَيْرِهَا، فَلاَ تَأْكُلْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5487