{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5492",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5492",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5492",
  "text": "Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri, e këtij i ka treguar Ebu Nadri nga Nafiu, i çrobëruari i Ebu Katades, dhe Ebu Salihu, i çrobëruari i Teumes, se Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Isha me të Dërguarin e Allahut ﷺ në një rrugëtim diku midis Mekës dhe Medinës. Të gjithë ishin në ihram, pos meje. Qëndroja mbi kalin tim dhe e kisha zakon që të ngjitesha andej-këndej nëpër kodra. Duke qenë në atë gjendje, pashë se njerëzit shikonin diçka me vëmendje, andaj shkova për të parë çfarë ishte ajo, kur ja, një zebër. U thashë: “Çfarë është ajo?” Thanë: “Nuk e dimë.” Thashë: “Qenka një zebër!” Thanë: “Është mu ajo që e pe.” Unë e kisha harruar kamxhikun, andaj u thashë: “Ma jepni kamxhikun.” Më thanë: “Nuk të ndihmojmë.” Zbrita dhe e mora vetë, pastaj u lëshova pas gjurmëve të zebrës dhe vazhdova derisa e plagosa. Pastaj u ktheva tek ata dhe u thashë: “Çohuni dhe barteni atë!” Thanë: “Nuk do ta prekim.” E barta atë i vetëm dhe e solla pranë tyre. Disa prej tyre refuzuan e disa hëngrën. U thashë: “Do ta pyes Pejgamberin ﷺ se çfarë duhet të veproni ju!” Mbërrita tek ai ﷺ dhe ia tregova ngjarjen, e në atë rast ai më tha: “Ju ka mbetur diçka prej mishit të saj?” Thashë: “Po.” Ai tha: “Hani, sepse, ky ka qenë ushqim me të cilin ju ka furnizuar Allahu.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Therja dhe gjahu",
    "position": 72,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/72/therja-dhe-gjahu"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5492",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Katade Sulemiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سُلَيْمَانَ قَالَ: حَدَّثَنِي ابْنُ وَهْبٍ: أَخْبَرَنَا عَمْرٌو: أَنَّ أَبَا النَّضْرِ، حَدَّثَهُ عَنْ نَافِعٍ، مَوْلَى أَبِي قَتَادَةَ، وَأَبِي صَالِحٍ مَوْلَى التَّوْأَمَةِ: سَمِعْتُ أَبَا قَتَادَةَ قَالَ: كُنْتُ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ فِيمَا بَيْنَ مَكَّةَ وَالْمَدِينَةِ وَهُمْ مُحْرِمُونَ وَأَنَا رَجُلٌ حِلٌّ عَلَى فَرَسٍ، وَكُنْتُ رَقَّاءً عَلَى الْجِبَالِ، فَبَيْنَا أَنَا عَلَى ذَلِكَ إِذْ رَأَيْتُ النَّاسَ مُتَشَوِّفِينَ لِشَىْءٍ، فَذَهَبْتُ أَنْظُرُ، فَإِذَا هُوَ حِمَارُ وَحْشٍ فَقُلْتُ لَهُمْ: مَا هَذَا؟ قَالُوا: لاَ نَدْرِي. قُلْتُ: هُوَ حِمَارٌ وَحْشِيٌّ. فَقَالُوا: هُوَ مَا رَأَيْتَ. وَكُنْتُ نَسِيتُ سَوْطِي فَقُلْتُ لَهُمْ: نَاوِلُونِي سَوْطِي. فَقَالُوا: لاَ نُعِينُكَ عَلَيْهِ. فَنَزَلْتُ فَأَخَذْتُهُ، ثُمَّ ضَرَبْتُ فِي أَثَرِهِ، فَلَمْ يَكُنْ إِلاَّ ذَاكَ، حَتَّى عَقَرْتُهُ، فَأَتَيْتُ إِلَيْهِمْ فَقُلْتُ لَهُمْ: قُومُوا فَاحْتَمِلُوا. قَالُوا: لاَ نَمَسُّهُ. فَحَمَلْتُهُ حَتَّى جِئْتُهُمْ بِهِ، فَأَبَى بَعْضُهُمْ، وَأَكَلَ بَعْضُهُمْ، فَقُلْتُ: أَنَا أَسْتَوْقِفُ لَكُمُ النَّبِيَّ ﷺ فَأَدْرَكْتُهُ فَحَدَّثْتُهُ الْحَدِيثَ فَقَالَ لِي: \"أَبَقِيَ مَعَكُمْ شَىْءٌ مِنْهُ؟\" قُلْتُ: نَعَمْ. فَقَالَ: \"كُلُوا فَهْوَ طُعْمٌ أَطْعَمَكُمُوهُ اللَّهُ\".",
    "albanian": "Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri, e këtij i ka treguar Ebu Nadri nga Nafiu, i çrobëruari i Ebu Katades, dhe Ebu Salihu, i çrobëruari i Teumes, se Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Isha me të Dërguarin e Allahut ﷺ në një rrugëtim diku midis Mekës dhe Medinës. Të gjithë ishin në ihram, pos meje. Qëndroja mbi kalin tim dhe e kisha zakon që të ngjitesha andej-këndej nëpër kodra. Duke qenë në atë gjendje, pashë se njerëzit shikonin diçka me vëmendje, andaj shkova për të parë çfarë ishte ajo, kur ja, një zebër. U thashë: “Çfarë është ajo?” Thanë: “Nuk e dimë.” Thashë: “Qenka një zebër!” Thanë: “Është mu ajo që e pe.” Unë e kisha harruar kamxhikun, andaj u thashë: “Ma jepni kamxhikun.” Më thanë: “Nuk të ndihmojmë.” Zbrita dhe e mora vetë, pastaj u lëshova pas gjurmëve të zebrës dhe vazhdova derisa e plagosa. Pastaj u ktheva tek ata dhe u thashë: “Çohuni dhe barteni atë!” Thanë: “Nuk do ta prekim.” E barta atë i vetëm dhe e solla pranë tyre. Disa prej tyre refuzuan e disa hëngrën. U thashë: “Do ta pyes Pejgamberin ﷺ se çfarë duhet të veproni ju!” Mbërrita tek ai ﷺ dhe ia tregova ngjarjen, e në atë rast ai më tha: “Ju ka mbetur diçka prej mishit të saj?” Thashë: “Po.” Ai tha: “Hani, sepse, ky ka qenë ushqim me të cilin ju ka furnizuar Allahu.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5492.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5492.json"
  }
}