Sahihu i Buhariut — Hadithi 5494

Therja dhe gjahu · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani nga Amri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ dërgoi një ekspeditë me rreth treqind burra, me në krye Ebu Ubejden, në drejtim të bregdetit për të vëzhguar një karvan kurejshish: (Ai rrëfen:) “Na kaploi një uri aq e madhe, saqë u detyruam të hanim gjethe pemësh, gjë për të cilën u quajtëm Ushtria e Gjetheve të Pemës. Ndërkohë, deti na nxori një balenë të ngordhur, e cila quhej balena kokëmadhe. Hëngrëm prej saj gjysmë muaji dhe u lyem me yndyrën e saj, derisa lëkurat tona na u përmirësuan. Pastaj, Ebu Ubejde mori një brinjë të saj dhe e ngriti në këmbë, saqë një kalorës kaloi nën të (nën harkun e saj). Më vonë, kur na kaploi prapë uri e madhe, një burrë nga mesi ynë theri tri deve, pastaj tri të tjera, derisa Ebu Ubejde ia ndaloi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: أَخْبَرَنَا سُفْيَانُ، عَنْ عَمْرٍو قَالَ: سَمِعْتُ جَابِرًا يَقُولُ: بَعَثَنَا النَّبِيُّ ﷺ ثَلاَثَمِائَةِ رَاكِبٍ وَأَمِيرُنَا أَبُو عُبَيْدَةَ نَرْصُدُ عِيرًا لِقُرَيْشٍ فَأَصَابَنَا جُوعٌ شَدِيدٌ حَتَّى أَكَلْنَا الْخَبَطَ، فَسُمِّيَ جَيْشَ الْخَبَطِ وَأَلْقَى الْبَحْرُ حُوتًا يُقَالُ لَهُ: الْعَنْبَرُ، فَأَكَلْنَا نِصْفَ شَهْرٍ وَادَّهَنَّا بِوَدَكِهِ حَتَّى صَلَحَتْ أَجْسَامُنَا قَالَ: فَأَخَذَ أَبُو عُبَيْدَةَ ضِلَعًا مِنْ أَضْلاَعِهِ فَنَصَبَهُ فَمَرَّ الرَّاكِبُ تَحْتَهُ، وَكَانَ فِينَا رَجُلٌ فَلَمَّا اشْتَدَّ الْجُوعُ نَحَرَ ثَلاَثَ جَزَائِرَ، ثُمَّ ثَلاَثَ جَزَائِرَ، ثُمَّ نَهَاهُ أَبُو عُبَيْدَةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5494