{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/5496",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/5496",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 5496",
  "text": "Ebu Asimi transmeton nga Hajve ibn Shurejhu, e këtij i ka treguar Rebia ibn Jezid Dimeshkiu, e këtij i ka treguar Ebu Idris Havlaniu se Ebu Thaleb Husheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka pyetur Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Ne jetojmë në tokën e ithtarëve të Librit, andaj a na lejohet të hamë në enët e tyre? Gjithashtu, në tokën e gjuetisë në të cilën është gjuajtur me harkun tim dhe me qenin tim të stërvitur, por edhe me qenin tim të pastërvitur?” Pejgamberi ﷺ tha: “Sa i përket asaj që përmende, se ndodhesh në tokën e ithtarëve të Librit, mos hani nga enët e tyre, përveç nëse nuk keni zgjidhje tjetër. E, nëse nuk keni zgjidhje tjetër, atëherë pastroni ato dhe hani në to. Ndërkaq, sa i përket asaj që përmende, se ndodhesh në tokën e gjuetisë, atë që e ke gjuajtur me harkun tënd, thuaj “bismilah” dhe haje. Atë që e ke gjuajtur përmes qenit tënd të stërvitur, thuaj “bismilah” dhe haje, kurse atë që e ke gjuajtur përmes qenit tënd të pastërvitur, nëse arrin ta therësh, haje.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Therja dhe gjahu",
    "position": 72,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/72/therja-dhe-gjahu"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 5496",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Thalebe Husheniu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو عَاصِمٍ، عَنْ حَيْوَةَ بْنِ شُرَيْحٍ قَالَ: حَدَّثَنِي رَبِيعَةُ بْنُ يَزِيدَ الدِّمَشْقِيُّ: حَدَّثَنِي أَبُو إِدْرِيسَ الْخَوْلاَنِيُّ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبُو ثَعْلَبَةَ الْخُشَنِيُّ قَالَ: أَتَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّا بِأَرْضِ أَهْلِ الْكِتَابِ، فَنَأْكُلُ فِي آنِيَتِهِمْ، وَبِأَرْضِ صَيْدٍ، أَصِيدُ بِقَوْسِي، وَأَصِيدُ بِكَلْبِي الْمُعَلَّمِ، وَبِكَلْبِي الَّذِي لَيْسَ بِمُعَلَّمٍ؟ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"أَمَّا مَا ذَكَرْتَ أَنَّكَ بِأَرْضِ أَهْلِ كِتَابٍ فَلاَ تَأْكُلُوا فِي آنِيَتِهِمْ، إِلاَّ أَنْ لاَ تَجِدُوا بُدًّا، فَإِنْ لَمْ تَجِدُوا بُدًّا فَاغْسِلُوهَا وَكُلُوا، وَأَمَّا مَا ذَكَرْتَ أَنَّكُمْ بِأَرْضِ صَيْدٍ، فَمَا صِدْتَ بِقَوْسِكَ، فَاذْكُرِ اسْمَ اللَّهِ وَكُلْ، وَمَا صِدْتَ بِكَلْبِكَ الْمُعَلَّمِ، فَاذْكُرِ اسْمَ اللَّهِ وَكُلْ، وَمَا صِدْتَ بِكَلْبِكَ الَّذِي لَيْسَ بِمُعَلَّمٍ، فَأَدْرَكْتَ ذَكَاتَهُ، فَكُلْهُ\".",
    "albanian": "Ebu Asimi transmeton nga Hajve ibn Shurejhu, e këtij i ka treguar Rebia ibn Jezid Dimeshkiu, e këtij i ka treguar Ebu Idris Havlaniu se Ebu Thaleb Husheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka pyetur Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Ne jetojmë në tokën e ithtarëve të Librit, andaj a na lejohet të hamë në enët e tyre? Gjithashtu, në tokën e gjuetisë në të cilën është gjuajtur me harkun tim dhe me qenin tim të stërvitur, por edhe me qenin tim të pastërvitur?” Pejgamberi ﷺ tha: “Sa i përket asaj që përmende, se ndodhesh në tokën e ithtarëve të Librit, mos hani nga enët e tyre, përveç nëse nuk keni zgjidhje tjetër. E, nëse nuk keni zgjidhje tjetër, atëherë pastroni ato dhe hani në to. Ndërkaq, sa i përket asaj që përmende, se ndodhesh në tokën e gjuetisë, atë që e ke gjuajtur me harkun tënd, thuaj “bismilah” dhe haje. Atë që e ke gjuajtur përmes qenit tënd të stërvitur, thuaj “bismilah” dhe haje, kurse atë që e ke gjuajtur përmes qenit tënd të pastërvitur, nëse arrin ta therësh, haje.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5496.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/5496.json"
  }
}