Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Më ka treguar Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ditën kur e çliruan Hajberin, me t'u ngrysur, ndezën disa zjarre. Pejgamberi ﷺ u tha: “Përse i keni ndezur këto zjarre?” - Për të zier mishin e gomarëve, - i thanë. - “Derdhni çfarë ka në to dhe thyeni tenxheret!” - tha ai. - A mund të derdhim çfarë ka në to dhe t'i pastrojmë? - pyeti një burrë. - “Bën edhe ashtu”, - u tha Pejgamberi ﷺ.
حَدَّثَنَا الْمَكِّيُّ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنِي يَزِيدُ بْنُ أَبِي عُبَيْدٍ، عَنْ سَلَمَةَ بْنِ الأَكْوَعِ قَالَ: لَمَّا - أَمْسَوْا يَوْمَ فَتَحُوا خَيْبَرَ - أَوْقَدُوا النِّيرَانَ، قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "عَلَى مَا أَوْقَدْتُمْ هَذِهِ النِّيرَانَ؟" قَالُوا: لُحُومِ الْحُمُرِ الإِنْسِيَّةِ. قَالَ: "أَهْرِيقُوا مَا فِيهَا، وَاكْسِرُوا قُدُورَهَا". فَقَامَ رَجُلٌ مِنَ الْقَوْمِ: فَقَالَ نُهَرِيقُ مَا فِيهَا وَنَغْسِلُهَا؟ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "أَوْ ذَاكَ".