Sahihu i Buhariut — Hadithi 5507

Therja dhe gjahu · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Muhamed ibn Ubejdullahu na ka thënë: Na ka treguar Usame ibn Hafs Medeniu nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se disa persona e pyetën të Dërguarin e Allahut ﷺ duke i thënë: “Ndodh që ndokush të na sjellë mish për të cilin nuk dihet nëse është përmendur emri i Allahut gjatë therjes apo jo.” Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: “Thoni ju “bismilah" dhe hajeni!” Aishja shton: “Ata kishin hyrë rishtazi në Islam.” Transmetimin e fuqizon Aliu nga Deraverdiu. Po ashtu, atë e fuqizojnë edhe Ebu Halidi dhe Tufaviu.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عُبَيْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا أُسَامَةُ بْنُ حَفْصٍ الْمَدَنِيُّ، عَنْ هِشَامِ بْنِ عُرْوَةَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: أَنَّ قَوْمًا، قَالُوا لِلنَّبِيِّ ﷺ: إِنَّ قَوْمًا يَأْتُونَا بِاللَّحْمِ لاَ نَدْرِي أَذُكِرَ اسْمُ اللَّهِ عَلَيْهِ أَمْ لاَ؟ فَقَالَ: "سَمُّوا عَلَيْهِ أَنْتُمْ وَكُلُوهُ". قَالَتْ: وَكَانُوا حَدِيثِي عَهْدٍ بِالْكُفْرِ. تَابَعَهُ عَلِيٌّ عَنِ الدَّرَاوَرْدِيِّ. وَتَابَعَهُ أَبُو خَالِدٍ وَالطُّفَاوِيُّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/5507